Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 21 qershor 2011
English

Pasqyra e shtypit, 21 qershor 2011

Tiranë, 21 qershor 2011, NOA- Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e martë, 21 qershor 2011.

E përditshmja “Panorama” çelet me titullin: “BE: Urgjent dialog. Berisha i ofron vendin e presidentit, opozitës”. Një tjetër argument është ai me titull: “Delijorgji flet për herë të parë për Gërdecin”. Tituj të tjerë të faqes së parë janë; “Numërohen votat e njësisë 4 dhe 5, Basha 82 vota para Ramës”, si dhe titulli “Ilir Gjoni: Më goditën vëllezërit e Ilir Kokonës.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor në faqen e parë: “Incident në mesnatë, Ilir Kokona dhe i vëllai rrahin deputetin Ilir Gjoni”. Një titull nga kronika “Grabitet supermarketi Merkator”. Më tej mund të lexoni intervistën me ish-presidentin Mosiu. Gjithashtu një titull me interes është edhe “Nëntë sugjerime për një udhëtim me makinë për pushime”.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor: “BE çertifikon zgjedhjet. Tani reformat për integrim”. Një tjetër titull “Berisha: Dy ftesa për opozitën”. Më tej argument i ditës është “Numërimi në njësitë 4 dhe 5, Basha rrit avantazhin me 83 vota”. Një titull tjetër i faqes së parë të gazetës është “Deputetja e PS, Ermonela Felaj dënohet për shpifje me 10 milion lekë gjobë”. Një tjetër shkrim ka si titull “Fustani i Merlin Monroe shitet për 4.6 milion dollarë”.

Gazeta “Shqip” çelet me titullin kryesor: KQZ “lojë” me mandatet në qarqe. Llogaritja, LSI më pak vota se PSD, por më shumë këshilltarë”. Më tej lexoni titullin: “Zemërimi i Europës. Ashton: Ka ende çështje të hapura mbi garancinë e procesit”. Një tjetër argument i faqes së parë “Dorëhiqet drejtoresha e agjencisë së Turizmit. Përplasje në ministri, Franka Paloka përgjegjëse për promocionin e munguar”. Tituj të tjerë të faqes së parë janë: “Shpërblimi, sindikatat: Qeveria t’i japë paratë për KQZ-në” si dhe titullin nga kronika “Tragjedia, flet Delijorgji: Nuk kisha dijeni për demontimin”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin kryesor: “E vërteta për Kongolin. Djali i Hysenil Dule: Tradhtia e mikut që nuk kërkoi ndjesë”. Një tjetër argument i faqes së parë të gazetës, “Rrihet Ilir Gjoni: Ja pse më dhunuan përfaqësuesit e LSI-së”. Ndërkohë në suplementin Summer pages gjeni shkrimin me titull: “Enver Petrovci: Nusen e kam marrë pa aheng, ishte luftë dhe s’bëra dasëm”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

mit/NOA

KOMENTE