Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Po vret shpresën për zgjedhje
English

Po vret shpresën për zgjedhje

Nga Mero Baze

Ajo që po ndodh para syve të miliona shqiptarëve nuk është më një goditje vetëm për këto zgjedhje, por dhe për zgjedhjet që do të vijnë. Shqiptarët po shikojnë fletë votimi të kutive të tjera në kuti të tjera votimi, kode të ndryshuara, kuti të hapura, fletë të gjetura jashtë zarfeve dhe një arrogancë të neveritshme për t’i konsideruar të gjitha këto të rregullta. Shkatërrimi i hetimit në sytë e të gjithëve, arroganca e neveritshme në raport me ligjin dhe përpjekja për të poshtëruar opozitën, e cila po i reziston një loje të pakuptimtë ligjore, në të vërtetë po bëjnë më shumë dëm se kaq. Me këtë shfaqje të shëmtuar të shtetit ligjor dhe degradim të procesit të hetimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Sali Berisha kanë vrarë përfundimisht besimin tek zgjedhjet e lira në vend. Ata shqiptarë që shikojnë sot këtë teatër të shëmtuar të pushtetit me zgjedhjet, do ta kenë shumë të vështirë të rishkojnë në zgjedhje me besim se vota e tyre do të respektohet në të ardhmen. Ky është dhe rezultati më i hidhur i asaj që po ndodh.

Tanimë nuk ka më shumë rëndësi se si Ristani injoron shkeljet flagrante të konstatuara gjatë hetimit të kutive. Nuk ka më rëndësi as fakti që zgjedhjet po provojnë “Dushkun” elektoral për Ilir Metën, ku votat e adresuara për parti të tjera janë lexuar për të. Nuk ka rëndësi që po provohet se për Lulëzim Bashën janë hedhur ekzaktësisht 81 vota në kutitë e numëruar më 14 maj, pasi në gjithë kutitë e numëruara deri më sot rezultati është barazim, kurse në 117 kutitë që u përpunuan më 14 maj ai është 81 vota para. Të gjithë këto detaje nuk kanë më rëndësi pasi ky proces ka rënë. Por dëmi kolosal është se tani shqiptarët panë se sa jo seriozisht administrohet vota e tyre. Ky proces, i cili për Berishën është transparent, në të vërtetë është një pasqyrë e shëmtuar e degradimit të zgjedhjeve dhe një goditje e pariparueshme për besimin e shqiptarëve tek zgjedhjet e lira.

Aq dëm sa ka bërë Arben Ristani këto tri ditë në sytë e gjithë shqiptarëve, nuk kanë bërë as zgjedhjet e shpartalluara të 26 majit, as zgjedhjet e dhunshme të vitit 1997 dhe as zgjedhjet policore të Ilir Metës më 2001. Ky degradim publik i votës së qytetarit i ka dhënë një goditje të rëndë shpresës se si mund të votohet në këtë vend dhe si mund të respektohet vota jote.

Me këtë proces Sali Berisha u ka rikthyer shqiptarëve dhe opozitës pyetjen ekzistenciale: A duhet të hyjnë më në zgjedhje me Sali Berishën kryeministër?

Kjo që po ndodh e përjashton këtë mundësi. Kjo që po ndodh është e gjitha vepër e Sali Berishës, e njeriut që më 14 maj mbasdite fillimisht premtoi se thjesht do rimblidhte votat me makinë llogaritëse dhe për një mbasdite futi duart në kuti duke shtuar votat për Lulëzim Bashën dhe tani ka gati një muaj e gjysëm që po përpiqet të bëhet faktor polik bazuar në ato vota që futi me duart e tij në kutitë e votimit. Ai “rishkroi” një Kod të ri Elektoral nga ai që ishte, duke shpikur kërkimin e fletëve të votimit në kuti të tjera, dhe kur arriti të prodhojë një rezultat të ri me këtë proces manipulativ, tentoi përmes Tom Ndrecës ta mbyllte procesin aty.

Falë një vendimi më të përgjegjshëm të dytë të Kolegjit Zgjedhor, ne po shikojmë tani një teatër edhe më të shëmtuar. Po shikojmë se si një institucion zgjedhjesh po tallet me votat e shqiptarëve dhe vullnetin e tyre politik. Po shikojmë se sa pak rëndësi ka se si kanë votuar shqiptarët dhe sa shumë rëndësi ka të shkelësh ligjin për të ndryshuar rezultatin në tavolinë. Ky film absurd po shfaqet përditë para shqiptarëve për shkak se producenti i tij, Sali Berisha, do të mposhtë përfundimisht shqiptarët në vullnetin e tyre për ta ndryshuar pushtetin me votë. Ai do ta vrasë këtë aspiratë, ta bëjë të pabesueshme, të paarritshme dhe në fund dëshpëruese. Ky film i shëmtuar që po shfaqet 24 orë live pikërisht për këtë shkak, pikërisht për këtë objektiv, pikërisht për të vrarë besimin se atë mund ta mundim një ditë me votë të lirë dhe të ndershme. E bën për të vrarë shpresën se ky vend do të udhëhiqet nga vullneti i tij dhe jo nga vullneti i shqiptarëve. E bën për ta na sunduar dhe poshtëruar përgjithmonë. Ndaj nuk duhet falur.

* Qëndrimet janë personale dhe nuk prezantojnë domosdoshmërisht vijën editoriale të NOA

KOMENTE