English

Rritja ekonomike, Fullani: Të nxisim eksportet

Tiranë, 21 qershor 2011 NOA- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, në një seminar për sfidat ekonomike dhe bashkëpunimin rajonal tha se rritja e qëndrueshme ekonomike duhet parë si zgjidhje, për të mos patur rritje të mëtejshme të borxhit. Fullani propozoi se nxitja e eksporteve do të ishte një zgjidhje për të pasur një rritje të qëndrueshme ekonomike.

Kriza ekonomike që ka prekur një sërë shtetesh në botë ka dhënë efekte edhe në Shqipëri. Një prej problemeve kryesore është borxhi publik për të cilin kanë kërkuar kujdes edhe institucionet ndërkombëtare ekonomike.

Ministri i Financave Ridvan Bode, gjatë fjalës së tij në takim tha se shkëmbimet tregtare janë një zgjidhje dhe një mënyrë efikas për këtë mund të ishte ulja e barrierave doganore. a.q/NOA

KOMENTE