Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Italia: Sa shumë që na kushtojnë ushtarët në Shqipëri
English

Italia: Sa shumë që na kushtojnë ushtarët në Shqipëri

Romë, 22 qershor, NOA – Plot 35.700.000 €uro në gjashtë muaj i kushtojnë qeverisë italiane, trupat ushtarake që ka të instaluara në Ballkan, pjesa më e madhe e të cilave rezulton të jetë e pranishme në vendin tonë.

Ky fakt citohet nga mediat e vendit fqinj, të cilat ngrejnë shqetësimin e kostos së lartë të trupave italiane të pranishme në vende të cilësuara si problematike, mes tyre

edhe Shqipëria si vend ballkanik.

Shifrat tregojnë se janë konkretisht më shumë se 7 mijë trupa italiane të angazhuara në 30 misione jashtë vendit, të cilat i kushtojnë Italisë një total prej rreth 900 milionë euro në një sezon.

Ndarja e tyre është përcaktuar me një ligj të dekretuar më 29 dhjetor 2010, e cila përcaktonte shifrën prej 750 milionë euro për sigurinë financiare të trupave ushtarake italiane në tërësi, që operojnë jashtë vendit.

Ndërsa në mars, është shtuar me anë të një dekreti të posaçëm edhe shifra prej 150 milionë eurosh të tjera, për trupat shtesë që u dërguan me mision në Libi.

Sipas mediave italiane, misioni në Afganistan është më i shtrenjti: ai mban të angazhuar 4.200 ushtarë italianë të pranishëm në këtë vend dhe për të janë caktuar plot 380.700.000 €uro.

Së fundi, shumica e misioneve të qëndrueshme, si ato në Ballkan, sërish kushtojnë, pasi aty ka 650 ushtarë italianë, shumë prej tyre edhe në Shqipëri, me një kosto prej 35.700.000 €urosh.

Nga Shqipëria në Darfur, Italisë i kanë ikur në këtë mënyrë, me miliona euro.

n.e/NOA

KOMENTE