Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Numërimi i kutive, Basha në avantazh me 75 vota
English

Numërimi i kutive, Basha në avantazh me 75 vota

Tiranë, 22 qershor 2011, NOA- (Update) Në vijim të mbledhjes së tij Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po numëron kutitë me fletët e kontestuara të njësisë bashkiake numër 9.

Nga numërimi i deritanishëm rezulton të kryesojë kandidati demokrat Lulzim Basha me 75 vota në avantazh ndaj rivalit të tij socialist Edi Rama.

Në total nga kjo njësi do të numërohen 152 kuti votimi, por deri tani nga kutitë që i përkasin minibashkisë nr.9, 25 vota i ka marrë kandidati Lulzim Basha dhe 22 vota kandidati Edi Rama.

Ndërsa pritet që numërimi i fletëve të kontestuara të hedhura gabim për këtë njësi të mbyllet mbrëmjen e sotme, për ditën e nesërme ngelet shqyrtimi i fletëve të kontestuara të minibashkisë numër 10 dhe asaj numër 11, të cilat do të shënojnë edhe përfundimin e këtij procesi.

a.y/NOA

KOMENTE