English

Numërimi te njësia e parafundit, Basha 76 vota para Ramës

Tiranë, 22 qershor 2011 NOA - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sapo ka përfunduar numërimin për njësinë bashkiake numër 10, pas përfundimit të 152 kutive që i përkisnin minibashkisë numër 9.

Edhe nga njësia 10, kandidati demokrat Lulzim Basha ka ruajtur kreun me 76 vota përpara kandidatit socialist Edi Rama.

Ndërkaq për ditën e nesërme mbete përfundimi i gjithë këtij procesi, ku pritet të numërohen fletët e fundit të votimit të kontestuara, ato që i përkasin njësisë bashkiake numër 11.

Më herët Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha fund numërimit të 152 kutive që i përkisnin minibashkisë numër 9, nga ku dolën 27 vota për Lulzim Bashën dhe 26 vota për Edi Ramën.

e.t/NOA

KOMENTE