Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Bushati: Japim konsensus, por Berisha të heqë dorë nga vjedhja në Tiranë
English

PS, Bushati: Japim konsensus, por Berisha të heqë dorë nga vjedhja në Tiranë

Tiranë, 22 qershor 2011 NOA- Partia socialiste nëpërmjet deputetit të saj, Ditmir Bushati ka vlerësuar angazhimin dhe qëndrimet e përfaqësuesve të Bashkimit Europian, në lidhje me krizën politike në vend.

një deklaratë për median, Bushati tha se farsa që vijon të shfaqet nga tavolina e Ristanit në KQZ, përdorimi politik i Kolegjit Zgjedhor, përbëjnë vetëm disa prej fakteve se përse zgjedhjet nuk përmbushen standardet e njohura ndërkombëtarisht për zgjedhje demokratike.

“ Është koha që të dëgjohet apeli i partnerëve ndërkombëtarë e të ndalet farsa me mandatin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, pasi përmbushja e standardeve zgjedhore është një prej përparësive kyçe të identifikuara në Opinionin e Komisionit Europian në lidhje me aplikimin për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian. E në të njëjtën kohë, parakusht për funksionimin normal të një shoqërie demokratike”, ka deklaruar deputeti socialist.

“Ne theksojmë se, nuk është koha për arnimet e radhës që si zakonisht Saliu i propozon për të larguar vëmendjen e për t’i bishtnuar përgjegjësive të rënda për qorrsokakun ku e ka zhytur vendin, - ka nënvizuar Bushati -Ne besojmë se Shqipëria ka nevojë për një projekt real reformash e veprimesh konkrete në zbatim të 12 përparësive kyce të Opinionit të Komisionit Europian që prej një viti mbeten të paadresuara për fajin e një qeverie që nuk është e interesuar për integrimin në Bashkimin Europian”.

Deputeti Bushati, i cili ka ndjekur nga afër zhvillimet edhe në Kolegjin Zgjedhor tha se

për të dialoguar me opozitën, kryeministri duhet të heqë dorë nga vjedhja e mandatit në Tiranë e të respektojë shtetin e së drejtës dhe institucionet ndërkombëtare.

a.q/NOA

KOMENTE