Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Asnje taksë në 8 vjet për investitorët e huaj
English

Berisha: Asnje taksë në 8 vjet për investitorët e huaj

Bruksel, 23 qershor 2011 NOA- Gjatë Forumit të Crans Montana-s për Azerbajxhanin, në Bruksel, Kryeministri Berisha Kryeministri Berisha iu përgjigj interesit të gazetarëve që ndoqën këtë aktivitet mbi çështjet kryesore që parashtroi në fjalën e tij para investitorëve të huaj, si dhe për fushat kryesore të interesit të tyre në Shqipëri.

Pyetja: Zoti Kryeministër, sa interes ka ngjallur Shqipëria te investitorët?

Kryeministri Berisha: Mendoj se Shqipëria është një nga vendet më interesante, më tërheqëse dhe realisht me potenciale të jashtëzakonshme për investitorët e huaj të të gjitha kombeve dhe të të gjitha mundësive dhe potencialeve.

Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme energjetike për t’u shfrytëzuar. Vendimet e fundit të Kancelares Merkel, referendumi i fundit i Italisë, që të gjitha kundër energjisë nukleare, i bëjnë burimet energjetike të Shqipërisë realisht shumë të çmuara e të dobishme për investitorët. Tregu energjetik është dhe do të jetë tregu më ‘i uritur’. Por Shqipëria ka një avantazh tjetër të madh. Pozicioni i saj gjeografik e bën vendin të përshtatshëm për t’u shndërruar në një qendër të madhe të prodhimit e shpërndarjes së energjisë. Unë sapo theksova rëndësinë e projektit TransAdriatik, si projekti i gazsjellësit më fizibël gjer më sot, si dhe vendosmërinë tonë për të kooperuar me qeverinë e Katarit për ta shndërruar Shqipërinë në një vend kryesor të shpërndarjes së gazit të lëngët nga brigjet tona. Shqipëria ka platforma të fuqishme ere, të njohura tashmë në mbarë Europën. Pra, ajo ka çdo mundësi për të qenë realsht një superfuqi e vogël energjitike në rajon.

Por potencialet e Shqipërisë janë të mëdha në çdo fushë. Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik. Rritja me mbi 10 herë, në një hark të shkurtër prej 5-6 vitesh, e numrit të turistëve, shpallja e saj si destinacioni kryesor turistik i këtij viti janë garanci të mëdha për investitorët dhe investimet që mund të bëhen në këtë fushë.

Shqipëria disponon rezerva të mëdha natyrore, të përmasave botërore, në krom, por edhe në naftë, në nikel dhe hekur. Rishqyrtimi i këtyre rezervave nga ekipe e grupe më seriozet në botë dëshmon se p.sh fusha e Bulqizës mbetet një nga 4-5 fushat më të mëdha të kromit mbi tokë, dëshmon se Marinza, me rreth 6 miliard fuqi naftë rezervë, është një nga fushat e mëdha të kontinentit në naftë. Pra, rezervat natyrore të Shqipërisë janë shumë të mëdha. Tregu i punës është ndër më të shkëlqyerit.

Pyetja: Zoti Kryeministër, në fjalën tuaj ju ftuat investitorët të investojnë në fushën e turizmit, çka e keni bërë edhe herë tjetër. Por kësaj radhe e vutë theksin tek turizmi malor. A ka interes për këtë dhe e keni menduar se cila do të jetë paketa e lehtësirave?

Kryeministri Berisha: Interesi do të vijë, sepse Shqipëria është nga të paktat vende që di unë, që mund të kombinojë njëkohësisht të dy format e turizmit. Imagjinoni një vend, ku turisti mund të plazhojë gjithë ditën në brigje dhe ta kalojë natën në resortet malore të maleve e bjeshkëve të Shqipërisë, nga malet e Llogarasë, maja e Çikës, gjer në Bizë e male të tjera. Edhe vende të tjera kanë male, por këtu ekziston kombinimi i mahnitshëm det-mal. Sigurisht, do të jenë pa asnjë taksë, tetë vjet dhe shumë shpejt ligji do të kalojë në parlament.

Pyetja: Zoti Kryeministër ju u takuat me Presidentin e Azerbajxhanit Aliyev. Çfarë u diskutua në këtë takim?

Kryeministri Berisha: Azerbajxhani është një ndër vendet me zhvillimet më të shpjeta. Vend, me të cilin kemi lidhje tradicionale, të cilat duhet t’i zhvillojmë më tej. Potenciali azer në investime është i madh. Diskutova me Presidentin për mundësitë e investimeve azere në Shqipëri, për një nivel më të lartë politik mes dy vendeve. E ftova Presidentin Aliyev dhe ai e pranoi me kënaqësi të vizitojë Shqipërinë. Diskutuam gjerësisht për projektin e gazsjellësit TransAdriatik, për të cilën, miku im Aliyev më garantoi se do ta mbështesë plotësisht trajektoren që kalon nëpër Shqipëri.

a.q/NOA

KOMENTE