Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pack: Refuzimi i opozitës shqiptare pengon plotësimin e kushteve të BE-së
English

Pack: Refuzimi i opozitës shqiptare pengon plotësimin e kushteve të BE-së

E enjte, 23 qershor 2011, NOA- Në intervistë për Deutsche Welle-n, eurodeputetja gjermane Doris Pack prononcohet lidhur me ngërçin e krijuar në politikën e brendshme në Shqipëri pas përfundimit të zgjedhjeve lokale të 8 majit.

Ajo thekson se politikës shqiptare prej kohësh i është kërkuar të bisedojë.

Sipas saj, në rast se ODIHR-i dhe OSBE-ja e pranojnë vendimin e Komisionit Zgjedhor, atëherë opozita nuk ka asnjë shkak se përse duhet ta vazhdojë ta bojkotojë parlamentin dhe të refuzojë dialogun

Në Shqipëri vazhdon ngërçi politik. Situata paszgjedhore e tejzgjatur mbetet shqetësuese. BE kërkon që në Shqipëri të nisë dialogu politik: zonja Pack, si mund të arrihet ky dialog?

Ne kemi kohë që u kërkojmë shqiptarëve që të bisedojnë me njëri- tjetrin, por një gjë e tillë do të jetë e vështirë, sepse kemi të bëjmë me pozicione që nuk përkojnë me njëra - tjetrën. Opozita pretendon se votat në Tiranë nuk janë numëruar si duhet, qeveria thotë që ky numërim ishte në rregull dhe prandaj duhet të presim deri sa të numërohen votat e fundit, pastaj duhet të kemi besim tek ODIHR-i në se është dakord me këtë. Atëherë edhe opozita duhet ta pranojë përfundimin e votimit.

Pra në rast se ODIHR-i dhe OSBE-ja e pranojnë vendimin e Komisionit Zgjedhor, atëherë opozita nuk ka asnjë shkak se përse duhet ta vazhdojë ta bojkotojë parlamentin dhe të refuzojë dialogun.

Kjo është njëra gjë, por tjetra është në se ata vërtet do të veprojnë kështu. Unë vetë nuk besoj se do të kemi një dialog të vërtetë.

Në zgjedhjet e fundit, qytetarët vetë treguan maturi, por kjo maturi mungon tek klasa politike. Mes pozitës me në krye Sali Berishën dhe opozitës me në krye Edi Ramën ashtu si edhe në vitin 2009 kemi përsëri mospajtim për rezultatin e votimeve. A ka probleme në drejtim të institucioneve apo të individëve, që nuk respektojnë vendimet e këtyre institucioneve?

Unë besoj që kjo gjë ka të bëjë më shumë me persona të veçantë se sa me institucionet. Dhe unë besoj se ky është problemi.

Shqipëria ka humbur shumë kohë, ndërsa ka përpara sfida të mëdha. Pritet plotësimi i 12 rekomandimeve të BE-së. A ka shanse Shqipëria, zonja Pack, që të marrë një vlerësim pozitiv nga Komisioni i BE-së, pavarësisht mosmarrëveshjeve të brendshme politike, apo ajo rrezikon që të largohet edhe më shumë nga Brukseli?

Unë besoj se rreziku është i madh, sepse ajo çfarë pasqyron politika shqiptare në botën e jashtme do të ndikojë edhe në raportin e Komisionit të BE-së. Po ashtu duhet të mbajmë parasysh se refuzimi i opozitës për të bashkëpunuar për disa ligje në Shqipëri, për miratimin e të cilave janë të nevojshme edhe votat e tyre, mund të çojë në atë që nuk mund të plotësohen kushtet që duhen plotësuar. Ky është një problem, i cili mbetet në fushën e opozitës. Por prej kësaj, probleme do të ketë i gjithë vendi dhe opozita duhet ta mbajë parasysh që vetëm synimi për të rrëzuar qeverinë, gjë që është e kuptueshme kur je në opozitë, nuk mund të mbajë peng të gjithë vendin. Dhe unë mendoj se një gjë e tillë është e dëmshme.

A mundet BE-ja ta ndihmojë këtë vend që këto situata të evitohen në të ardhmen?

Ne vetëm duhet të bëjmë thirrje dhe apele. Ne nuk jemi përfaqësuesit e zgjedhur të këtij vendi. Njerëzit që kanë zgjedhur aty, politikanët, duhet të mbajnë parasysh dhe të kujdesen që ta marrin punën e tyre seriozisht. Ky është një problem që nuk mund ta zgjidhim dot ne. Ne mund të bëjmë apele, por disa prej apeleve injorohen. Megjithatë unë e di që edhe në radhët e opozitës ka shumë njerëz të arsyeshëm, të cilët duan të vazhdojnë më tej dhe duan të marrin pjesë në procesin e bërjes së ligjeve, por në këtë mes ne vetëm mund të shpresojmë që ata do të arrijnë ta bindin opozitën që të marrë pjesë e gjitha në këtë proces. Por veçse të shpresojmë s'kemi ç'të bëjmë tjetër. Sepse ne nuk e kemi asnjë mundësi për të vendosur sanksione ndaj një partneri, i cili nuk ka vullnet. Dhe prej kësaj vuan i gjithë vendi për fat të keq.

DW/NOA

KOMENTE
  • Lumni Shala23:09 - 23 Qershor 2011
    opozita tash me ka ran ne kurth me dy kembe si gomari ne balte .