Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pastrimi i parave, Ina Rama: Gjykatësit, pengesa gjatë hetimit të rasteve
English

Pastrimi i parave, Ina Rama: Gjykatësit, pengesa gjatë hetimit të rasteve

Tiranë, 23 qershor 2011 NOA- Bashkimi Evropian kërkon nga drejtësia shqiptare më shumë rezultate në luftën kundër krimit dhe pastrimit të parave. Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi, gjatë takimit për projektin e binjakëzimit IPA 2009, vuri theksin tek përforcimi i ligjit si mjeti kryesor për të luftuar krimin e organizuar në vend. “Kërkohet shumë angazhim, sidomos nga Prokuroria, policia dhe shërbimi i inteligjencës, për të siguruar stabilitet në stafin e këtyre institucioneve. Është përgjegjesi e tyre për të prodhuar rezultate sa më të mira”,- nënvizoi amabasadori i BE-së. E pranishme në takim, prokurorja e përgjithshme Ina Rama përcaktoi si problem kryesor problemet e shumta që hasen gjatë hetimit. “Ndeshen shumë probleme gjatë hetimit të këtyre aktiviteve, në kordinim të punës apo në raste për të paraqitur ato para gjykatësve. Dënohen pak njerëzit që konsumojnë këtë krim”,- nënvizoi kryeprokurorja.

a.q/NOA

KOMENTE