Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vizat, Nishani: Fushata e ndërgjegjësimit do të vazhdojë
English

Vizat, Nishani: Fushata e ndërgjegjësimit do të vazhdojë

Tiranë, 23 qershor 2011 NOA- Ecuria e deritanishme të lëvizjes së lirë në zonën Shengen të qytetarëve shqiptarë ka qenë tema kryesore e takimit të ministrit të brendshëm, Bujar Nishani me shefen e emigracionit në ministrinë e Brendshme të Mbretërisë së Belgjikës Znj. Katy Verzelen.

Ministri Nishani i cilësoi mjaft inkurajuese për punën e Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit vlerësimet pozitive të Komisionit Europian për Shqipërinë në raportin mbi lëvizjen e lirë të qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në zonën Shengen.

Ai nënvizoi konkluzionet e këtij raporti mbi përdorimin me efiçencë dhe efektivitet të kapaciteteve njerërore e teknike për kontrollin e kufirit, për imlementimin me sukses të legjislacionit për azilin dhe për faktin se nuk ka patur kërkesa për azil nga qytetarët shqiptarë në vendet e BE.

Përfaqësuesja për Emigracionin e Ministrisë së Brendshme të Belgjikës Znj. Katy Verzelen përcolli në takim konstatimet pozitive lidhur me respektimin e rregullave të lëvizjes së lirë nga qytetarët shqiptarë dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes strukturave homologe për çështje të migrimit dhe azilit të Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Belgjikës.

Në takimin me funksionaren e lartë belge për emigracionin Znj. Verzelen, Ministri Nishani bëri të ditur se fushata për informimin e qytetarëve mbi rregullat e lëvizjes së lirë në zonën Shengen do të vijojë edhe më tej në përgjigje të rekomandimeve të Komisionit Europian.

a.q/NOA

KOMENTE