Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jahjaga: FSK segment i rëndësishëm për Kosovën në misionet ndërkombëtare
English

Jahjaga: FSK segment i rëndësishëm për Kosovën në misionet ndërkombëtare

Ferizaj, 24 qershor 2011, NOA- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ditën e sotme ishte e pranishme në ceremoninë e gradimit të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare të FSK-së, në Ferizaj.

“Diplomimi dhe gradimi i gjeneratës së kadetëve është një arritje që shpreh përkushtimin, vullnetin dhe angazhimin tuaj që të shkolloheni e të aftësoheni dhe të ngriheni në karrierë, duke i shërbyer me profesionalizëm vendit dhe popullit, duke i përmbushur detyrat që priten prej Forcës së Sigurisë të Kosovës në partneritet me NATO-n, anëtare e plotë e së cilës do të jetë Republika e Kosovës”, u shpreh Jahjaga gjatë kësaj ceremonie.

Më tej ajo tha se në integrimin euroatlantik, FSK do të jenë segment i rëndësishëm i zbatimit të politikave të vendit dhe i angazhimit e kontributit të Kosovës, në misionet e përbashkëta me partnerët strategjikë ndërkombëtarë.

a.y/NOA

KOMENTE