Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KQZ, sot miratimi i tabelës së rezultatit për Tiranën
English

KQZ, sot miratimi i tabelës së rezultatit për Tiranën

Tiranë, 24 qershor, NOA - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratojë mesditën e stome tabelën përmbledhëse të rezultatit të zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës. Miratimi i projekt aktit do të shpallë në mënyrë zyrtare fitoren e kandidatit të mazhorancës për Tiranën, Luzlim Basha me 95 vota. Ndërkohë që pas shpalljes së aktit, Partisë Socialiste i lind e drejta për të ankimuar rezultatin dhe procedurën e KQZ-së. Numërimi i votave u mbyll mesditën e djeshme dhe në shqyrtim u morën të gjitha kutitë e 11 njësive të votimit në Tiranë, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor.

Përfaqësues të Partisë Socialiste kanë deklaruar se do të ankohen në KQZ dhe më pas në Kolegjin Zgjedhor për rezultatin e Tiranës, duke e cilësuar atë si të papranueshëm. Pritet që PS-së ja kundërshtoj procedurën e ndjekur nga KQZ-ja, por edhe mos rakordimin e fletëve të votimit. Sipas tyre, prezenca e më shumë fletëve votimit në kuti, sesa numri i zgjedhësve që kanë votuar më tetë maj, e bënë të pavlefshëm dhe të papranueshëm procesin.

Në lidhje me procesin e zhvilluar javën e fundit në KQZ, përfaqësuesi i PS-së në këtë institucion, tha dje se procesi ishte i pa sigurt.

“Ishte një proces qesharak, një proces që në çdo pjesë të tij tregoi parregullsitë dhe me keqardhje konstatuam faktin që materiali zgjedhor nën administrimin e KQZ-së u fut në procesin e këtij hetimi të këtij komisioni, i pasigurt, shpesh herë i deformuar, me probleme të natyrave të ndryshme, ku më tipikja ishte ajo që ju e keni parë dhe të gjithë njerëzit kanë parë, basti i humbur i zotit Ristani për integritetin e një kutie që mishëronte gjithçka ndodhi në komision ku vëzhguesit tanë nxorën një zarf nga një kuti thuajse e sigurt sipas përcaktimit të KQZ-së”, tha Gjonçaj.

a.k/NOA

KOMENTE
  • Alban Memushi10:21 - 24 Qershor 2011
    Sot del dhe rezultati por jo rezultati i votave te popullit por rezultati i vendosur nga sali berisha dhe qeni i tij ristani ! Humbem ne keto zgjedhje standartet po gjuhes shqipe u shtua nje fjale , fjala (ristanizim) qe ka kuptimin deformim i votes se popullit . U zhyten votave si mizat ne mut populli s'ka c'fare tu bej vetem tu uroj u befte mire.