Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndihmat po vijnë: BE bie dakord për paketën e dytë për Greqinë!
English

Ndihmat po vijnë: BE bie dakord për paketën e dytë për Greqinë!

E premte, 24 qershor 2011, NOA- Greqia duhet shpëtuar e bashkë me të i gjithë Bashkimi Evropian. Kjo ishte esenca e samitit të BE-së, që do të hyjë në histori si samiti i Greqisë.

Ky samit, i cili me gjasa do të hyjë në histori si samiti i Greqisë, u duk të kishte qenë edhe për presidentin e Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso një kënaqësi e veçantë, megjithëse edhe munduese. Sidoqoftë, atij i ndriste fytyra, me gjithë orën e vonët mbrëmjen e së enjtes (23. 6.), kur foli për një përjetim me sa duket krejt të ri:

“Mund t'ju them se me përvojën time në Këshillin Evropian sot pashë për të parën herë këtë lloj angazhimi në rrafsh krerësh shtetesh dhe qeverish. Ata diskutuan edhe tema të tilla (edhe tema të ndjeshme) si çështja e vendimeve dhe e përgjegjësisë kombëtare”.

BE: Më shumë kursime

Temë thelbësore ishte kriza evropiane e borxheve dhe përballimi i saj. Vendi i prekur më rëndë deri tani (Greqia) mund të llogarisë me një paketë tjetër ndihme. Kjo paketë e dytë ndihme do të jetë deri në 120 miliardë euro. Megjithatë, ajo do të paguhet vetëm kur parlamenti grek të ketë miratuar paketën e re të kursimeve javën e ardhshme, theksoi Barroso:

“Reforma e sistemit fiskal është e domosdoshme, reformat janë të domosdoshme, privatizimet janë të domosdoshme. Por ne duhet të bëjmë të qartë, se bëhet fjalë edhe për rritjen ekonomike. E prezantova këtë nismë pas diskutimeve me kryeministrin Papandreu, për të parë, se si mund t'i shfrytëzojmë fondet ekzistuese të BE-së në Greqi, në mënyrë që ato të përforcojnë ndikimin e tyre mbi rritjen ekonomike dhe mbi vendet e punës”.

Van Rompuy: Më shumë mbikqyrje

Një pagesë më e shpejtë e mjeteve financiare nxitëse të BE-së prej një miliardë euro do t'i japë një ndihmë rimëkëmbjeje shtesë ekonomisë greke. Për ta mbrojtur atë në të ardhmen më mirë prej krizave, 27 krerët e shteteve dhe të qeverive miratuan dje në mbrëmje (23.6.) veç kësaj instalimin e përhershëm të mekanizmit të shpëtimit ESM, deklaroi presidenti i Këshillit Evropian Herman van Rompuy:

“Para së gjithash konfirmuam tekstin e marrëveshjes për Mekanizmin Evropian të Stabilitetit dhe ombrellën e përhershme të shpëtimit në të ardhmen. Ne theksojmë rëndësinë e testeve krejtësisht transparente të stresit për bankat. Dhe për sa i takon paketës së ligjeve për forcimin e mbikëqyrjes së ekonomike, të ashtuquajturin Six Pack, pra një pakt stabiliteti më i fuqishëm dhe një mbikëqyrje makroekonomike, kjo është afruar duke u bërë e arritshme”.

DW/NOA

KOMENTE