English

Vodafone, oferta tërheqëse për të mundur vapën

Tiranë, 24 qershor 2011 NOA- Vodafone Albania vjen tashmë me një ofertë akoma më të favorshme për të gjithë klientët e vet me parapagesë që rimbushin llogarinë e tyre elektronikisht përmes sherbimit “e-top up”. Për cdo rimbushje elektronike prej 1,200 Lekë (me TVSH) deri 1,999 lekë (meTVSH), klientët “Vodafone Club” do të përfitojnë 300 minuta brenda grupit Club si dhe 30MB Internet, ndërsa klientët e planeve tarifore me parapagesë “Vodafone Card” dhe “Vodafone U Control 1500” do të përfitojnë 60 minuta brenda rrjetit si dhe 30MB. Por kjo nuk është gjithcka. Për çdo rimbushje elektronike me të paktën 2,000 Lekë (me TVSH), klientët e “Vodafone Club”, “Vodafone Card” and “Vodafone U Control 1500” do të kenë mundësinë të zgjedhin llojin e bonusit që përfitojnë. Klientët e Vodafone Club mund të zgjedhin të përfitojnë opsionin që përmban 1000 minuta brenda Vodafone Club dhe 100MB ose opsionin tjetër që përmban 10 minuta ndërkombëtare dhe 100MB. Klientët e “Vodafone Card” dhe “Vodafone U Control 1500” mund të zgjedhin të përfitojne opsionin që përmban 90 minuta brenda rrjetit Vodafone dhe 100MB ose opsionin që përmban 10 minuta ndërkombëtare dhe 100 MB. Minutat ndërkombëtare të perfituara janë të vlefshme për thirrjet drejt të gjithë operatorëve në Greqi dhe Itali.

a.q/NOA

KOMENTE