Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KQZ zyrtarizon emrin e fituesit, Lulzim Basha në krye të Tiranës
English

KQZ zyrtarizon emrin e fituesit, Lulzim Basha në krye të Tiranës

Tiranë, 25 qershor 2011, NOA- (Update) Në vijim të mbledhjes së nisur prej disa orësh Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka votuar me 4 vota pro dhe 2 kundër miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve të Tiranës ku është shpallur fitues kandidati demokrat Lulzim Basha.

Por ky miratim ka ndeshur në kundërshtimin e përfaqësuesve socialist, por kryetari i këtij komisioni Arben Ristani u shpreh se për çdo ankesë ata mund të ankimojnë, duke mbyllur kështu edhe mbledhjen maratonë të ditës së sotme, jo si herët e tjera, por me emrin e fituesit të shumëpritur.

Edhe projekt-akti i cili u miratua më herët u votua me 4 vota pro dhe 2 kundër, nga ku u bë edhe shpallja e tabelës përmbledhëse të rezultateve për Bashkinë e Tiranës.

Pas rivlerësimit të 368 qendrave të votimit, pas urdhrit që ky komision mori nga Kolegji Zgjedhor, rezultoi në avantazh kandidati demokrat Lulzim Basha me 95 vota në avantazh ndaj atij socialist Edi Rama.

Nga hapja e kutive të cilat mbanin brenda votat e kontestuara rezultati gjatë gjithë kohës ka qenë në favor po të kandidatit të djathtë, ku në total ishin 1793 kuti votimi ato që u numëruan dhe që u përkasin të 11 njësive bashkiake në Tiranë.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Alban Memushi22:47 - 25 Qershor 2011
    Me ne fund qeni i vogel ristani dha rezultatin e fundit per tiranen ,kryeson qeni tjeter luli me 95 vota me teper se kulishi rama . Sa shume u gezu qeni sala dhe te tere qente e p.d se.