Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
(Mos) Marrëveshja e Kadaresë me vetveten
English

(Mos) Marrëveshja e Kadaresë me vetveten

Nga Artan Mullaj

Jehona se shqiptarët nuk duhet ta shohin patriotizmin si ata që kënaqen me gëzimet e gënjeshtërta që jep krenaria, por si një armë shpirtërore, që do t’i shërbejë sa identitetit të tyre sot, aq edhe sigurisë nesër, vjen qartë nga thellësia e librit..

Është fjala për librin “Mosmarrëveshja- mbi raportet e Shqipërisë me

vetveten”, të Ismail Kadaresë.

* * *

Mendimin të shkruaj lidhur për “Mosmarrëveshjen” e Kadaresë, e kam patur kohë më parë, në formën e një stepje, dhe vazhdoj ta kem edhe sot, si një ngurim. Madje, si në çdo ujdi me veten, mospatja e kurajos së plotë për ta filluar, detyrimi për të është i tillë që, pasi ndjen që nuk mund ta shmangësh dot, s’je gati as ta fillosh, kështu që premtimi i heshtur s’është asgjë më shumë se një dëshirë që nuk mund të përmbushet vecse duke pritur momentin e duhur, në kohën e duhur. Si në çdo shkrim, ku simbolika dhe epëria e meditimit shkojnë bashkë, më

shumë se të shpërndarë nëpër rreshta, magjinë e kësaj “sprove” e ndjen më pas, të shpërndarë në kohë, në përshtypje dhe në formën e një ndryshimi idesh, të ardhur papritur. Ky ndryshim me sa duket është shkëndija e ndruajtjes sime, e cila ende vazhdon. Përshtypja se në publicistikën e Kadaresë, rrallë gjen tjetër ku shqetësimi i sinqertë i shkrimtarit për marrjen seriozisht të “kombëtarisë”, të jetë kaq këmbëngulës, më ka ndjekur që në fillim, dhe vazhdoj ta kem papushim edhe sot, në formën e një sigurie që josh…

* * *

E gjendur mes kundërshtive, në makthin e hershëm të sundimit, apo edhe në liri, Shqipëria ishte dhe është simboli i një dhimbje. Zhvillimi i natyrshëm i saj, që do të thosh përparimi në drejtimin e duhur, shpesh nuk rezultonte i tillë. Si në një tërheqje litari, mbi të cilin zhvendosja bëhej herë nga lindja osmane herë nga perëndimi, Shqipëria shqyhej gati në mes prej dilemave të shumta. Vështirë të gjendet një komb tjetër në planet me një paqartësi orientimi të tillë, ndërsa edhe në robëri, edhe në liri, kjo paqartësi ngre krye edhe sot, në formën e një furie gjykimi:: do të ndjekë civilizimin perëndimor, përkushtimin, idealin e hershëm të Skënderbeut, apo joshja e lindjes osmane, otomanizmi, do ta tërheqë për së fundmi në një tundim të ri. I frenuar jo rrallë prej pushtetit të mentaliteteve, nostalgjive dhe

energjive negaive, ndërgjegjia e trazuar e kombit shqiptar ka qënë një nga veçoritë që e kanë vecuar dhe e kanë dalluar midis kombeve të tjerë të kontinentit, më shumë se kufijtë tokësorë, dhe më shumjë se sundimet. Si e shpërndarë nëpër shekuj, pamundësia për të bërë marrëveshje me vetveten, ka sjellë një polarizim të pakorigjueshëm të njeriut shqiptar, në formën e një përcarje gjenetike, që jo rrallë e dëshmon historia dhe që shfaqet si një

mallkim deri në ditët tona. “Vullneti për të ndenjur bashkë”, që përmend Kadareja, si një kusht themelor, së paku për shqiptarët, që kushtëzon mbiqënien e kombit të tyre, duke qënë i zëvendësuar me të kundërtin e vet, përbën rrezikun më të madh të shqiptarëve, që buron drejtpërdrejt nga brumi i tyre..

Ngaqë duke u rralluar, zërat e emancipuar në Shqipëri cdo ditë e më tepër shndrohen në psherëtima, madje edhe më keq, ngjajnë me pëshpërima njerëzish të bezdisur nga përjashtimi që atyre i ka bërë politika e ditës, aq më shumë Kadare gjen arsye të trazojë me librin e tij përgjumjen shqiptare, duke përdorur pushtetin e tij si një planetar i kulturës botërore: Kjo është një orëvajtje ciklonike për të ngjallur dashurinë e vështirë të bashkëkombësve të tij për veten dhe vendin e tyre. Dhe, nëse kjo orëvajtje ka zhgënjyer një pjesë të atyre që janë ndier të “provokuar prej nacionalizmit” të shkrimtarit dhe që guxojnë të analizojnë rolin dhe veprën e tij, si një aventurë mbi shinat e homofobisë, kjo nuk përbën një problem. Por nëse sulmi bëhet thjesht e vetëm për shkak të asgjëje, për shkak të mungesës së talentit, apo dhe për arsye të tjera, (xhelozira, mllefe), ose nëse ky sulm bëhet për shkak se, mediokër ose jo,

sulmuesit janë pjesë e një klani apo i shërbejnë një doktrine të caktuar, kjo aq më pak përbën një problem.

Cv’marrëzi e kotë t’i prishësh vrullin dikujt që ka marrë vendimin e përzotshëm të krijojë mbi kokat e të tjerëve, një doktrinë kombëtare që synon t’ju edukojë vlerësim për vetveten dhe ndjeshmëri bashkëkombësve të vet.

* * *

Përshkrimit se koncepti i kombit përbëhet prej “baltës”, “gjakut” dhe “vullnetit për të qëndruar bashkë”, që Kadare përmend te “Mosmarrëveshja”, i shtohet natyrshëm edhe një element tjetër: Ndjeshmëria kolektive për kultet, mitet, figurat, heronjtë legjendarë. Pa asnjë dyshim, patriotizmi zë fill pikërisht në këtë ndjeshmëri. Shqipëria do të kish dalë degëtharë nga nata e gjatë osmane, nëse rilindasit patriotë nuk do të kishin ndjerë dhe nuk do të kishin folur ashtu si folën e shkruan. Por ndjeshmëria e tyre dhe sidomos patriotizmi që ata ju deleguan të tjerëve pas, nuk kanë qënë me sa duket një trashëgimi e mjaftueshme: Shqiptarët e sotëm duket se janë shumë më pak patriotë se ata, rilindasit, duke i bërë një sfidë “fuqisë organike të origjinës”.

Ato cka supozohen si “kode sigurie” për një komb, kujtesa, historia, heronjtë, mitet edhe figurat, shqiptarët i kanë patur dhe i kanë ende të pakta. Dhe dihet që sa më pak lavdi, simbole, legjenda, sa më pak histori, sa më pak heronj, sa më pak mite, aq më i brishtë, aq më i vrazhdë, aq pa imunitet, aq më i sertë, aq më i rrezikuar është një komb, e ardhmja e tij.

Kjo “pakësi” dhe kjo qasje c’patriotike, aq më shumë përbëjnë arsye që shqiptarët të marrin seriozisht aq më shumë historinë, heronjtë dhe lavdinë e tyre dhe të kujdesen për mitet e tyre, si kujdesen për një gjë të shtrenjtë e të rrallë; kjo brishtësi kujtese kombëtare motivon me sa duket edhe shqetësimin e Kadaresë për përfaqësimin, për rolin që duhet të ketë ai, si përfaqësues i shqiptarëve në planet, dhe për rolin apo përgjegjësinë që duhet të kenë të gjithë bashkëkombësit e vet. Jo rrallë në historinë e tyre, shqiptarët janë ndëshkuar për

papërgjegjshmëri në raport me vetveten. Sfidën e lodhshme të Kadaresë me

këtë papërgjegjshmëri, shqetësimin e tij të sinqertë për Shqipërinë që vuan, që hesht, që duron, disa përpiqen, në fillim ta trajtojnë e më pas edhe ta shesin, herë si nacionalizëm, herë si homofobi . “Mosmarrëveshja” provokon vëmendje pikërisht për këtë gjë. Qartazi, si një mallkim, patriotizmi i rrallon shqiptarëve sot, e sidomos rimohuesave, aq sa, gati i tmerruar,

gjeniu ynë ka zgjedhur të rrezikojë etiketimet që i vihen, duke i rënë këmbanës së një rreziku që kërcënon jo aq lavdinë e tij personale, sa rrezikon kombin e tij.

Konkretisht, ajo që që nga disa etiketohet sot si “Nacionalizëm”, nuk është vecse patriotizmi i natyrshëm i një shkrimtari që vështron larg dhe analizon thellë për të zgjuar të tjerët. Duke dashur tju delegojë bashkëkombësve krenari të shëndetshme për veten, për historinë e tyre, synon pikërisht atë për të cilën u përkushtuan edhe rilindasit tanë.: frymëzimin kombëtar,

dashurinë për veten, për historinë e paqartë, për të mëdhenjtë, për heronjtë e pakët..

* * *

Nëse duhet dhënë një shpjegim për arsyen e mbrojtjes së një miti apo rikrijimit të një kulti, nata e kujtesës, mjegulla e historisë, dhe armiqësitë janë të mjaftueshme që, lavdia e shpërndarë mes heronjve që nuk ekzistojnë, të justifikojë ngutjen e Kadaresë për ta shkarkuar të gjithë këtë lavdi mbi të vetmin legjendar që ka kombi shqiptar, Skënderbeun…

Për një përshtatje balancimi, “Rezonimi i kundërt” i famës së nënë Terezës nga thellë misionit të saj murgëror, ndërsa shqiptarët nuk shquhen për ndjeshmëri të epërme fetare, (por as kombëtare), mbase është shkaku që shqiptarja më e famshme, duke qënë larg një miti, mbeti në përmasën e një simboli të shenjtë, nga ku,megjithatë, me përndritjen e saj, kultivon jo më pak frymëzim për shqiptarët.

Përfytyrimi se midis kombeve të tjerë, të rinj e të vjetër, vendi ynë përfaqësëohet sot ndruajtshëm me mitin e mjegullt të Kastriotit dhe me shenjtërinë e largët të nënë Terezës, vërteton edhe më shumë këtë gjë: Duke mos qënë të mjaftueshëm për historinë e një populli (nga më të vjetrit na Europë), të shndruara njëra në mit, tjetra në simbol, që i bashkon gjuha,

origjina dhe pamundësia e vendit të tyre për t’i merrituar, këto figura nuk janë shumë, por nuk janë as pak.

Ndërkohë që së fundmi figura e Skënderbeut është synuar nga mjegulla e një sulmi të pakuptimtë dhe të pazakontë, që vjen kryesisht prej antishqiptarisë, Kadare synon të betonojë lavdinë e një miti në librin e tij, duke i krijuar një mit, mitit të Skënderbeut. Duke e përdytësuar këtë mit, për të shpërndarë mjegullën e papërgjegjshmërisë, shkrimtari lëshon me nervozizëm një rrufe mes verbërisë shqiptare: “Njerëz, krenaria nuk vjen vetiu; ajo vjen vec duke mbjellë embrionin e saj në “baltën” dhe “gjakun” tonë.”

Nuk ka shqiptar që mos e ndjejë shkrimtarin më të madh të shqiptarëve, si një figurë pranë figurave të përmendura më sipër. Duke qënë i treti në rradhë, ai ndodhet sot pranë mitit të Skënderbeut, për shkak të madhështisë, dhe afër shenjtërisë së murgeshës, për shkak të krenarisë që si shkrimtar planetar, ju frymëzon shqiptarëve. I pezmatuar, i sinqertë, i vetmuar si gjithmonë në madhështinë e vet, i gjendur në mes, Kadare nxiton drejt krijimit modest të një përfaqësimi. Dihet që, përfaqësimi është vetëm një hap larg krijimit të një simboli: Krijimit të një simboli i paraprin përherë madhështia, por simboli nuk mund të jetë një finalizim i saj, sa kohë lufta për ta rruajtur atë(madhështinë) nuk ka mbaruar…

Marrëveshja e shkrimtarit me veten, me Kadarenë e së shkuarës, shpërndarë mes madhështisë dhe marrëveshja me Kadarenë e së ardhmes, shpërndarë në lavdinë e cka zakonisht mbetet pas, është vazhdim i një pështjellimi psikoartistik që herë ngjan me një mosmarrëveshje me veten e tij, herë përkundrazi, i paraprin krijimit të një miti… Dikujt mund ti duket teprim ose guxim i shpifur kjo gjë dhe këmbëngulja në bindjen time se

“Mosmarreveshja” fsheh vetëdijen e të madhit që synon të shkojë drejt mitit për të mbrojtur madhështinë, pra rrjedhimisht vetë mitin e tij. Mbase është marrëzi të shkosh edhe më thellë: Në këtë libër paralajmërohet modestish afrimi i një miti të ri shqiptar, pikërisht përmes frikës së gjeniut se bashkëkombësit e tij nuk do të jenë të aftë të shpërndajnë hirin e famës dhe

madhështisë së tij nëpër shekuj, sikundër kanë bërë në kohën e tyre, grekët me Eskilin dhe Aleksandrin e madh, anglezët me Shekspirin dhe Robin Hud-in, por nuk kanë bërë sa duhet shqiptarët as me Skënderbeun..

* * *

Thesar intelektual i shqiptarëve, shkrimtari sillet në vëmendje me një natyrë të dyfishtë. Kadareja tokësor, Kadareja me tepri patriotizmi për kombin e tij, shkrimtari i madh, që disa e quajnë edhe racist(cv’mënyrë barbare për të sulmuar madhështinë!), që shkon paralel me artistin hyjnor: të tillë e bën talenti dhe madhështia. Kadareja i vdekshëm, si cvdo njerëzor,

dhe Kadareja i përjetshëm, midis brezave që do të vijnë. Ashtu si Skënderbeu, ashtu si nënë Tereza, pasi ka kaluar kufijtë gjeografikë të Shqipërisë, është gati të kalojë barierat e mprehta të historisë së saj. Për krenarinë e shqiptarëve, i gjendur mes të mëdhenjve, Dantes, Shekspirit apo Hygoit dhe shkrimtarëve të tjerë botërorë, në perceptimin shqiptar ai përfytyrohet si në një komunikim mbretërish, që shpirtërisht, por edhe djallëzisht, tinës vdekshmërisë së kësaj bote, kanë gjetur fijet e tyre, lidhjet, ngushëllimin pas dëshpërimit që ka qënë e pamundur të gjenin njëri- tjetrin në shekujt e tyre, në epokën e tyre, në gjuhën e tyre, në

madhështinë e tyre…

Por, nëse në sjelljen e tij tokësore ka dicka thelbësore që bie në sy, padyshim që kjo nuk është nacionalizmi. Është tjetër gjë, është shmangia: Mosmarrja pjesë sa duhet e Kadaresë në përditshmërinë e mërzitshme të shqiptarëve. Kadare i tangeton detajeve të tranzicionit shqiptar, nuk flet për to konkretisht. Është zhgënjim apo mosshpresë ajo që e shtyn të rrijë heshtur në qoshe? E paqartë të supozosh se tërheqja e të madhit është një mënyrë që ai ka

zgjedhur për të ndëshkuar papërgjegjshmërinë e liderëve të tranzicionit, që po shkatërojnë vendin e tij.. Gjeniu konstaton por nuk analizon dhe as akuzon drejtpërdrejt klasën politike shqiptare të c’merritur prej korrupsionit dhe ndotjes së moralit, për të ndricuar shkaqet e kësaj

ndotjeje. Ashtu si një murg ndron rrugën kur shikon një baba të keq që përdhunon gruan e tij, Kadare i largohet realitetit shiptar gati i neveritur.

Si drita e një makine fashit një fushë te errët në kthesë, edhe zhvëmendja e tij prek kalimthi sprovën shqiptare të demokracisë… Shkrimtari nuk ndalon aty, si udhëtari i lodhur dhe i etur nuk pi ujë në burimin e turbullt.

NOA

KOMENTE