English

Përplaset autobusi me shqiptarë në Greqi, 1 i vdekur

Janinë, 26 qershor, NOA – Një person raportohet se ka mbetur i vdekur si pasojë e përplasjes së një autobusi të linjës Athinë- Tiranë. Ngjarja ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes së djeshme në afërsi të Janinës, në territorin e shtetit grek. Sipas raportimeve të para autobusi është përplasur me një kamion.

Po sipas raportimeve viktima është një prej shoferëve të autobusit. Ndërkohë që mjaft prej pasagjerëve janë plagosur.

Rreth 6 të plagosur janë dërguar në spitalin e Janinës për të marrë mjekimin e duhur.

a.k/NOA (vijon...)

KOMENTE