English

Berisha – Mamberti: Investime për institucionet fetare

Tiranë, 27 qershor 2011 NOA- 20 vjet pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, kryeministri Berisha vlerësoi lart kontributin e Vatikanit në rilindjen e Kishës Katolike në Shqipëri dhe besimit fetar në përgjithësi si dhe mbështetjen që Vatikani i ka dhënë Shqipërisë dhe popullit shqiptar gjatë 20 viteve të transformimit demokratik dhe integrimit në Evropë.

Kryeministri priti në një takim të vecantë Imzot Mambertin ku theksoi se Shqipëria jep një shembull të marrëdhënieve ndër fetare dhe çmoi se roli i Kishës Katolike në kuadër të këtyre marrëdhënieve është e një rëndësie themelore. Pasi e njohu Imzot Mambertin me miratimin e ligjit që siguron mbështetje financiare buxhetore për komunitetet fetare, kryeministri u shpreh se nëpërmjet institucioneve kompetente shteti shqiptar do të kontribuojë në mirëmbajtjen e objekteve të kultit që përbëjnë trashëgimi kulturore për vendin.

Sekretari për marrëdhëniet me shtetet në Vatikan, Imzot Mamberti vlerësoi se procesi i integrimit evropian është një zgjidhje së pari për stabilitetin në rajonin e Ballkanit dhe se promovimi i paqes, stabilitetit dhe marrëdhënieve të mira midis komuniteteve është në të mirën e të gjithë vendeve të rajonit por edhe të BE.

a.q/NOA

KOMENTE