English

Luftime të ashpra afër Tripolit

Tripoli, 27 qershor - Kryengritësit libianë janë përleshur me trupat besnike të Muamar Gadafit rreth 80 km në jugperëndim të kryeqytetit, Tripoli. Një zëdhënës i kryengritësve në malet Nafusa tha se luftime të ashpra ka pasur në rrethinat e qytetit strategjik Bir al-Ghanam.

Kryengritësit i thanë BBC-së se ata po bëjnë një shtytje drejt Tripolit. Ndërkohë, gjykatësit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime, do të vendosin sot nëse do të lëshojnë ose jo fletarrestim për Gadafin dhe ndihmësit e tij.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Gadafit ka thënë se lideri libian është zgjedhje historike e popullit libian dhe nuk mund të mënjanohet.

NOA

KOMENTE