English

“Weekend II” përmbyllet me 4 kg drogë të sekuestruar dhe dy në pranga

Tiranë, 27 qershor 2011, NOA – Policia e Tiranës ka finalizuar mbrëmë operacionin e koduar “Weekend II” gjatë të cilit u sekuestruan 4 kg drogë Cannabis Sattiva dhe u prangosën dy shpërndarësit e saj.

Mësohet se të arrestuarit e operacionit janë 32-vjeçari Sandër Refit Dapaj, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike si dhe 27-vjeçari Margarit Piro Dado edhe ky nga Tirana, i padënuar më parë.

Arrestimi i dy shpërndarësve të drogës në kryeqytet u krye mbrëmë rreth orës orës 20.00, pas kontrollit të ushtruar në banesën dhe automjetin tip “Golf 4”, me targa SR 6273 B, të shtetasit Sandër Dapaj, ku u gjetën 4 - pako të mbështjella me natriban të mbushura me bimë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4 kg e 200 gram bimë e dyshuar si Cannabis Sattiva me gjithë ambalazh, tre telefona celularë të markave të ndryshme, automjeti i markës “Golf 4”, me targa SR 6273 B, ngjyrë gri si dhe shuma e parave prej 7 000 lekësh.

Ndaj Sandër Dapaj u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim.

mit/NOA

KOMENTE