English

Gruevski mandatohet për formimin e Qeverisë së re

Shkup, 28 qershor 2011, NOA- Mandatari Nikolla Gruevski ka në dispozicion 20 ditë që të dorëzojë pranë Parlamentit, përbërjen dhe programin e Qeverisë së re.

Presidenti i vendit Gjorgje Ivanov i dorëzoi sot mandatin liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski për formimin e Qeverisë së re. Sipas afateve kushtetuese, Gruevski ka në dispozicion 20 ditë që të dorëzojë pranë Parlamentit, përbërjen dhe programin e Qeverisë së re.

Njëkohësisht po vijojnë negociatat për formimin e koalicionit qeveritar midis VMRO-DPMNE dhe BDI-së. Kryetari i Parlamentit në afat prej tre ditëve nga dita e pranimit të njoftimit nga presidenca për dhënien e mandatit, duhet të njoftojë deputetët për kandidatin për kryeministër.

Mbledhja për zgjedhjen e Qeverisë së re mbahet në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të propozimit për formimin e Qeverisë. Qeveria e re zgjidhet me shumicën e votave, gjithsej 62 vota nga gjithsej 123 deputetë në Parlamentin e Maqedonisë.

(INA)/NOA

KOMENTE