Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvendi voton pro regjistrimit mbi baza etnike e fetare
English

Kuvendi voton pro regjistrimit mbi baza etnike e fetare

Tiranë, 28 qershor 2011 NOA/ Albana Qehajaj- Me gjithë kundërshtinë e “Aleancës Kuq e Zi” kuvendi ka miratuar pak minuta më parë projekt-vendimin për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare. Kanë qenë 71 deputetë të mazhorancës, të cilët kanë votuar pro propozimit të qeverisë, ndërkohë që opozita prej dy muajsh po mungon në seancat plenare.

Në orën 10:00, mbështetës të Aleancës Kuqezi u mblodhën përpara kuvendit për të protestuar kundër miratimit të pr/ligjit për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike e fetare. Protestuesit bënë thirrje që kuvendi i Shqipërise të votojë urgjentisht kundër propozimit ligjor të ministrit Pollo. “Votoni peticionin e popullit dhe jo pr/ligjin e grekut”- tha një nga përfaqësuesit e Aleancës Kuqezi duke shtuar se pr/vendimi “Bie ndesh me interesat kombëtare”. Aleanca Kuq e Zi prezantoi dhe nismën e dytë nën moton "Një komb një pasaportë" ku i kërkohet kuvendit ndryshimin e “menjëhershëm” të Kushtetutës në dispozitat për dhënien e shtetësisë shqiptare dhe dhënien e pasaportave shqiptare çdo qytetari me origjinë dhe kombësi shqiptare kudo që jeton.

a.q/NOA

KOMENTE
  • Alban Memushi14:54 - 28 Qershor 2011
    Tani u pa qart qe 71 deputet dhane voten e tyre kunder interesave kombetare !. Kjo tregon se kemi 71 armiq te deklaruar me mandat nga populli , kjo tregon se pushtetaret shqiptar shiten gjithmon . Sa leke ka marre kurva pollo , ka ardh koha qe populli te krijoj nje gjykat me denime me vdekje per keta armiq.