Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
OPEC, ndihmë për ndërtimin e rrugës Tiranë- Elbasan
English

OPEC, ndihmë për ndërtimin e rrugës Tiranë- Elbasan

Tiranë, 28 qershor 2011 NOA- Fondi i OPEC ofron një kredi prej 20.40 milionë USD për financimin e projektit të rrugës TiranëElbasan. Ministria e Financave njoftoi se, në vijim të kërkesave për financim për realizimin e Projektit prioritar “Rruga Tiranë – Elbasan”, Fondi OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar (OFID) përcjell miratimin e tij për pjesëmarrje nëpërmjet bashkëfinancimit. Në letrën dërguar ministrisë së Financave Fondi informon se pjesëmarrja në bashkëfinancim do jetë në shumën 20.40 milionë USD. Kredia ofrohet me një interes të leverdisshëm prej 3.3 % në vit, me afat maturimi prej 20 vjetësh, nga të cilat 5 vitet e para pa pagesë.

Hapi i dytë do të jetë shqyrtimi i projekt/marrëveshjes dhe më pas nënshkrimi i saj nga zyrtarët ë të dyja palëve.

a.q/NOA

KOMENTE