English

Thaçi: Progresi i arritur në Kosovë, falë ndihmës së pushtetit lokal

Prishtinë, 28 qershor 2011, NOA- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi gjatë ditës së sotme në një takim me kryetarët të komunave në kuadër të “Javës së komunave” të Kosovës si dhe nën praninë e përfaqësisë së ndërkombëtarëve kërkoi që të bëhet më shumë punë që të dëshmohet puna e komunave.

Sipas tij, progresi i arritur në Kosovën e pavarur, është edhe progres i të arriturave të pushtetit lokal në Kosovë, e në këtë rast tha ai edhe i Asociacionit të Komunave të Kosovës, si organizim në nivel kombëtar të komunave të Republikës.

Thaçi shtoi se qeverisja lokale në vitet që vijnë do të reformohet krahas reformave dhe zhvillimeve ekonomike e politike që janë duke ndodhur në nivelin qendror.

Më tej kryeministri kosovar veçoi faktin se një nga prioritetet e Qeverisë së Kosovës, mbetet procesi integrues europian.

Ai u kërkoi kryekomunarëve që të kryejnë punën e vet në përputhshmëri me përgjegjësitë në nivel qendror dhe lokal.

a.y/NOA

KOMENTE