Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Xhafa: Të vendosur të çojmë deri në fund betejën, brenda 5 ditësh ankimi në Kolegj
English

Xhafa: Të vendosur të çojmë deri në fund betejën, brenda 5 ditësh ankimi në Kolegj

Tiranë, 29 qershor 2011, NOA- (Update) Në vijim të fjalës së mbajtur për mediat, deputeti socialist Fatmir Xhafa deklaroi se rrëzimi i ankimimit të Partisë Socialiste për rezultatin e Tiranës të bërë dje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, është pjesë e një skenari të orkestruar nga ata që urdhërojnë dhe e keqzbatuar nga Arben Ristani dhe shumica vendimmarrëse e KQZ.

Ai paraqiti para mediave dy vendimet e KQZ, duke thënë se kundër këtij ankimimi Partia Socialiste mund të ankohet sipas Kodit Zgjedhor, duke shtuar se neni 144 i Kodit Zgjedhor thotë se vendimi përmban edhe të drejtën e palëve për të ankimuar në rrugë ligjore dhe afatet e ankimimit, madje theksoi se vendimi i KQZ, për fituesin e Tiranës nuk i ka këto cilësi.

“Vendimi i djeshëm e përcakton këtë kriter, sepse është synuar që nëpërmjet këtij vendimi ka synuar të ngatërrojë procesin, që të mos shkonim në KQZ të shkonim në Kolegj te zoti Tom, që ia kanë shkruar ato që ka për të thënë po ata që ia kanë shkruar Ristanit, që të na thoshte shkoni një herë në KQZ”, deklaroi Xhafa.

Më tej ai shtoi se vendimi i djeshëm i KQZ vulosi manipulimin, duke u vjedhur zëri qytetar përmes procedurave.

Sipas tij, Lulzim Basha është personi i akuzuar për mega-korrupsion për rrugën Durrës-Kukës, por që i shpëtoi paq drejtësisë dhe është sërish ai i cili është bashkautor në urdhërimin e masakrës kriminale të 21 janarit, dhe që po kërkon ti shpëtoj përmes procedurave grabitëse dhe ekstra- ligjore përgjegjësisë.

Në vijim sekretari për çështjet ligjore i selisë rozë, theksoi se Partia Socialiste është e vendosur për ti shkuar deri në fund këtij procesi sepse është e bindur në drejtësinë e kërkesës dhe të vërtetës në respekt të ligjit dhe Kushtetutës dhe në respekt të qytetarëve.

Xhafa theksoi se janë hapa për të për të bërë, dhe tashmë nuk do të mbahet shënime por do të veprohet me vendosmërinë për ti shkuar deri në fund çështjes.

Sipas tij, ankimi është dy shkallësh, shkalla e parë është KQZ dhe dyta është Kolegji Zgjedhor.

Ndër të tjera ai tha se, për herë të parë është marrë vendimi i djeshëm i arsyetuar, i cili ishte arsyetuar më parë, ishte i shkruar dhe i paralajmëruar dhe se e kishte shkruar Saliu që rezultati i Lulit të ishte i vulosur.

Lidhur me ankimimet e mëtejshme Xhafa deklaroi se, “Ankimi do të bëhet brenda afatit ligjor 5 ditor që na lejon Kodi Zgjedhor, dhe ndoshta shumë më shpejt se afati pesë ditor. Ka një kërkesë padi ne kemi punuar edhe gjatë mbrëmjes së djeshme, jemi duke shtuar prova të reja, që provojnë qartazi pavlefshmërinë e kërkuar që gjendemi në kushte e pavlefshmërisë”.

Më tej ai shtoi se KQZ, nuk duhet ta merrte këtë vendim sepse është në kushtet e pavlefshmërisë.

a.y/NOA

KOMENTE