Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bujqësia Organike, promovimi i integrimit të Shqipërisë në tregun evropian
English

Bujqësia Organike, promovimi i integrimit të Shqipërisë në tregun evropian

Tiranë, 30 Qershor 2011 NOA - Shoqata Shqiptare e Marketingut, Instituti Kërkimor i Bujqësisë Organike (FiBL), Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, bashkë me shumë kompani dhe organizata vendase organizuan Konferencës së Parë Kombëtare Organike: ”Bujqësia Organike – Një rrugë efiçente për Shqipërinë drejt integrimit Europian”.

Sesionet plenare në lidhje me “Bujqësinë Organike në BE dhe Shqipëri – Tendenca, Sfida, Mundësi” synojnë në fuqizimin e diskutimeve ndërmjet përfaqësuesve të qeverisë, projekteve donatore, ekspertëve të bujqësisë, drejtuesve të bizneseve, dhe të tjerë të përfshirë e të interesuar në bujqësinë organike. Në sesionet tematike u prezantuan tema të rëndësishme nga më shumë se 20 aktorë, të cilët ndanë eksperiencat e tyre në lidhje me praktikat e mira bujqësore, marketingun dhe promovimin e produkteve bujqësore organike në lidhje me Shqipërinë dhe vendet e tjera.

Fjalën e hapjes së Konferencës e pati z. Genc Ruli, Ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit i cili tha para të pranishmëve se “Kjo është një nismë shumë e dobishme për promovimin e ushqimit të shëndetshëm. Ekspertiza dhe përpjekjet e projektit SASA kanë qenë thelbësore për ti bërë produktet organike prioritet dhe për t’i përfshirë në skemën e subvencionit të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Tashmë jemi të bindur që bujqësia organike nuk sjell përfitime vetëm për prodhuesit dhe konsumatorit, por edhe për vendin në përgjithësi pasi promovon një mënyrë të qëndrueshme të burimeve natyrore që disponojmë”

Z. Ivana Enzler, Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri e mori fjalën duke ju referuar situatës së vështirë që vërehet në Gjermani: “sot problemet e ushqimeve po shfaqen në forma të ndryshme. Rasti Gjermanisë duhet të na shërbejë si një shembull për të mos u harruar. Rëndësia e ushqimit në shëndetin dhe jetën tonë të përditshme është parësore. Bujqësia organike nuk është diçka të lidhet vetëm me ushqimin, është përkujdesje për shëndetin dhe tokën ku ne jetojmë dhe punojmë. Jam shumë e lumtur tek shoh që njerëzit mendojnë se bujqësia organike është një rrugë e vlefshme drejt një mënyrë më të shëndetshme të jetuari. Ne gjendemi taman në një udhëkryq, pasi puna e disa “pionierëve të bujqësisë organike” në Shqipëri ka qenë e suksesshme dhe presim që edhe shumë të tjerë të kenë rezultate të qëndrueshme, të cilat përkthehen në më shumë eksporte, më shumë të ardhura, më shumë punësim dhe më tepër begati për vendin.”

Ndërmjet shumë folësve të njohur do të jetë Prof. Dr. Urs Niggli, Drejtor i FiBL, i cili ka mbi 30 vjet eksperiencë në mësimdhënie dhe projekte të zhvillimit të bujqësisë organike në të gjithë botën. “Teksa konsumatorët në të gjithë botën shqetësohen gjithnjë e më tepër për shëndetin, prodhimi organik dhe mundësitë organike do të rriten më shpejt sesa mendohet. Kjo akoma më tepër pasi supermarketet duhet t’i përgjigjen këtyre nevojave dhe kanë interes të veprojnë kështu që të kënaqin më mirë nevojat e klientëve të tyre.”

Për përafrimin me tregun evropian, kjo konferencë do të zbulojë rrugë të reja për të shfrytëzuar mundësi për Shqipërinë për të zhvilluar bujqësinë organike dhe promovuar tranzicionin shqiptar drejt prodhimit më të qëndrueshëm dhe nismave marketing.

Përveç sesioneve të konferencës, u organizohet një panair i furnitorëve vendas, të cilët përfshijnë ofrues shërbimesh organike, furnitorë të inputeve dhe tregtarë të produkteve organike. Konferenca u mbështetet nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, e cila ka mbështetur krijimin e bujqësisë organike në Shqipëri që prej vitit 2001.

e.t/NOA

KOMENTE