Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 30 qershor 2011 (VIDEO)
English

Pasqyra e shtypit, 30 qershor 2011 (VIDEO)

Tiranë, 30 qershor 2011, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e enjte, 30 qershor 2011.

Gazeta “Shqip” çelet me titullin kryesor: “Guvernatori Fullani: Ekonomia në rrezik. INSTAT: Importohet 13 përqind më pak makineri dhe linja prodhimi”.

Të tjerë argumente në faqen e parë janë: “Pranga Marklen Hakës, vrasësit të ish-bllokut”; “Rama: Nesër takim me trojkën e ambasadorëve”; “Elbasan: Adoleshentet 14-vjeçare bëhen nëna”; “Sallat e operacioneve të padezinfektuara në QSUT”.

E përditshmja “Panorama” ka si titull kryesor në faqen e parë: “Të përndjekurit, ndryshon skema e qeverisë për dëmshpërblimin”.

Më tej mund të lexoni titujt “Motër e vëlla humbin jetën nga shpërthimi. Babai: Si i gjeta fëmijët të masakruar në shtëpi”; “Replikë nga Ardian Klosi: Përgjigjia ime për Fatos Lubonjën”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor në faqen e parë: “Buxheti, nuk ka rritje për pagat e mesme dhe të larta”.

Argumente të tjerë në faqen e parë të gazetës janë: “Kapet vrasësi i bllokut”; “Qeveria i shkurton prokurorisë 350 mln”; “Lëkura e nxirë, a është gjithmonë e shëndetshme”.

Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Letra e Braçes, Rama: Sharjet sjellin humbje”.

Të tjerë argumente të faqes së parë janë: “Rrëfimi i 60-vjeçarit të arrestuar: Të dashurën e vrava me çekan pasi bëmë seks”; “Vrasja te blloku, arrestohen atë e bir”.

Në faqet Summer Pages veçojmë titujt: “Valbona Mema, ditëlindja e këngëtares, ja detajet e festës VIP”; “Nora Istrefi: Roberti më përket vetëm mua”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor: “BE-SHBA: Të mbyllet procesi zgjedhor, tejkaloni ngërçin”.

Tituj të tjerë kryesorë veçohen: “Vëzhgim, turi ilegal i Ramës, kritikon fituesit dhe lavdëron humbësit”; “Gjykata e Leçes fal fajtorët e Katërit”; “Besa Kokëdhima: Ju tregoj për videoklipin e ri”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.mit/NOA

150

KOMENTE