Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pranga në Tiranë, plagosje dhe prostitucion
English

Pranga në Tiranë, plagosje dhe prostitucion

Tiranë, 30 qershor 2011 NOA- Arrestohet pak orë pas kryerjes së krimit 22 vjeçari Enriko Gjin Bushgjoka, lindur në Tropojë e banues në Bathore.

Policia e kryeqytetit njoftoi se arrestimi i këtij shtetasi u krye, pasi të mërkurën në mbrëmjë rreth orës 22.00, në Zall Mner ka plagosur me armë zjarri automatike, tip kallashnikov, si edhe me sende të forta, shtetasin Bedri Sulejman Elezi, 23 vjeç, lindur e banues në Tiranë. Elezi u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia e kryeqytetit ka bërë gjithashtu më dije se nga Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme u krye arrestimi në flagrancë i shtetases Natasha Mara, 55 vjeç, banuese në Tiranë. Arrestimi saj u bë në kuadër të operacionit “Flagranca”. Mara është kapur dje në flagrancë në rrugën “Selaudin Zorba”, tek hotel “Tirana”, duke kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës prej 1000 lekësh.

a.q/NOA

KOMENTE