Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Wikiliks: Detaje të tjera të takimeve Ahmeti- Riker
English

Wikiliks: Detaje të tjera të takimeve Ahmeti- Riker

E enjte, 30 qershor 2011, NOA- Portali Wikiliks ka publikuar dokumente të reja që kanë të bëjnë me zhvillimet politike të vitit të kaluar dhe qëndrimet e partisë shqiptare BDI.

një nga dokumentet e publikuara theksohet se më 26 tetor dhe 1 janar të vitit të kaluar, Ahmeti kishte planifikuar bojkotimin e zgjedhjeve dhe se për këtë ishte dakorduar edhe me liderin e LSDM-së, Branko Cervenkovski.

Ahmeti kishte informuar në një bisedë ambasadorin amerikan Filip Riker se ishte dakorduar me Cervenkovskin për bojkotimin e zgjedhjeve dhe se ishte informuar për paktin që Cervenkovski kishte arritur me pronarin e televizionit A1, Velija Ramkovski për mbështetjen mediale në përgjithësi, por edhe për zgjedhjet.

Ahmeti në dokument theksohet se me ambasadorin Riker ka folur edhe për kontestin e emrit. Siç bëhet e ditur, Riker është njoftuar për gatishmërinë e Gruevskit për zgjidhjen e çështjes së emrit, nëpërmjet referendumit, mirëpo Ahmeti ka deklaruar se partia e tij është kundër referendumit për emrin. Ahmeti i ka thënë Rikerit se nuk i besonte Gruevskit se do të dakordohej për miratimin e një rezolute të re për emrin, pa e kaluar çështjen për sprovë nëpërmjet referendumit.

Në dokumentet e publikuara nga Wikiliks, zbardhen detaje të bisedave të Ahmetit me Rikerin për çështjen e Sopotit dhe hetimet e grupit parlamentar që vendosin përsëritjen e këtij rasti si dhe për çështjen e zgjidhjes së statusit për UÇK-në.

(INA)/NOA

KOMENTE