Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha dhe motoja “Pas meje qameti”
English

Berisha dhe motoja “Pas meje qameti”

Nga Mero Baze

Gazeta Tema botoi dy ditë më parë dy foto komprometuese. Kryeministri i vendit tonë kishte takuar në një sallë misterioze në Bruksel, kokëkokë, pa persona të tretë në takim, presidentin e Azerbajxhanit, Aliev, i cili i kishte dhuruar një çantë të mbushur plot si dhuratë, të cilën, kryeministri, i detyruar ngaqë ishte i vetëm, e kishte lënë tek këmbët e karriges.

Të njëjtin gjest kishte bërë po atë ditë, po në atë sallë, me po të njëjtin president, një këshilltar për sigurinë kombëtare i presidentit francez. Edhe ai si Berisha kishte marrë një çantë të mbushur plot, me të njëjtin dizajn dhe e kishte lënë po ashtu në të njëjtin vend. Ata që njohin zakonet e këtij satrapi lindor që blen me pare çdo influencë për pushtetin e tij, e di mirë që në ato çantë ka para. Në mos qofshin cash, janë dhurata që vlejnë shumë herë më tepër se sa të mbushësh atë çantë me para cash.

E di që duket një bezdi e madhe, pas gjithë këtyre gjëmave që kanë ndodhur në këtë vend me vjedhjet dhe abuzimet e kryeministrave, por Sali Berisha formalisht duhet të reagojë dhe të deklarojë dhuratën që i ka dhënë presidenti i Azerbajxhanit Aliev. Duhet ta bëjë këtë jo vetëm si detyrim ligjor që ka ndaj Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive, por dhe për shkak të transparencës me publikun, pas takimit me një diktator mizor, që ka zhdukur lirinë në vendin e vet, që ka syrgjynosur medien e lirë dhe opozitën, dhe që është ndër figurat më të përbuzura në botë sa i përket despotizmit dhe korrupsionit.

Një hije e dytë dyshimi janë pazaret private me këtë figurë. Qeveria po pranon se është duke blerë një helikopter rreth 6 milionë dollarë nga shoqëria franceze Eurocopter, e cila lidh në kujtesën tonë premtimin e Berishës për presidentin Sarkozi për blerje të helikopterëve para zgjedhjeve të vitit 2009. Takimi i njëpasnjëshëm i Berishës dhe këshilltarit të Sarkozisë me presidentin Aliev ka ngritur dyshime për ndonjë borxh që Shqipëria mund t’i ketë marrë këtij satrapi për të blerë helikopterë për qeverinë shqiptare. Në kulmin e kësaj krize ekonomike dhe thirrjeve të FMN për përgjegjshmëri, kryeministri ynë mund të jetë përfshirë në një negociatë të re borxhi me Azerbajxhanin për një mjet luksi fluturimi, i cili nuk hyn në prioritetet e ushtrisë sonë.

Një ngjarje e tretë që ka lidhje sërish me lidhjet lindore të Berishës është fati i kompanisë shqiptare Albanian Airlines. Për shkak të lidhjeve të errëta të njerëzve të Berishës me mafien azere, kjo kompani përfundoi si pronë e një njeriu që tashmë është në burg për evazion fiskal dhe pastrim parash. Kompania, e cila ka qenë dikur simbol i shtetit shqiptar, është tani objekti hetimi për lidhje me botën e pistë të mafies lindore dhe arabe. Mjafton kaq për të kuptuar se ku na çojnë lidhjet dhe pazaret me botën lindore.

Ka një javë që kryeministri është angazhuar në një debat publik me FMN kundër rekomandimeve të saj për krizën ekonomike të Shqipërisë dhe me pazare pa fund, tërësisht jo transparente me botën arabe dhe satrapët e lindjes që po na fusin përfundimisht në listën e shteteve batakçinj, që përdorin privatizimet për të pastruar paret e botës së errët të lindjes, dhe nga ana tjetër përdorim arrogancën e pushtetit për të kundërshtuar politikat transparente të rekomanduara nga FMN.

Mjafton të shikosh lëvizjet e fundit të Berishës, shpresat e tij për kredi apo donacione nga bota arabe, takimet e tij të dyshimta private me Alievin, çantat e padeklaruara poshtë këmbëve, pazare për të blerë helikopterë superluksozë në kohë krize dhe heshtje për degradim të pasurive tona kombëtare në duar të kësaj mafie për të kuptuar se çfarë perspektive ka ky vend nga kjo politikë. Debati publik i Berishës me FMN, kundërshtimi i tij i prerë ndaj rekomandimeve të saj për ekonominë tonë, nuk ka të bëjë me ndonjë debat idesh apo vizionesh të tij për ekonominë, por me thelbin e filozofisë me të cilën ai po qeveris në Shqipëri, mungesën e transparencës. Këshillat e FMN janë gati shkollariske pasi mbështeten mbi metoda të njohura si funksionojnë qeveritë demokratike dhe si bëjnë transparente politikat e tyre. Berisha kundërshton praktikisht thelbin e marrëdhënieve me FMN, detyrimin që ka për të qenë transparent se ku po i merr borxhet, kujt po i shet pasuritë e vendit dhe si do shlyhen ato. Për këtë ai shpreson se do ta zgjidh krizën me çantë në dorë dhe lek nën dorë, nga satrapët e lindjes dhe milionerët e dyshimtë arabë. Ai e ka të qartë si zgjidhet kriza ekonomike, edhe pa dëgjuar FMN. Problemi që ai ka, është se këshillat e FMN e detyrojnë të sillet si lider që përfaqëson pushtetin e qytetarëve dhe të jetë transparent para tyre. Ai pikërisht këtu e ka problemin. Ai do ta kalojë këtë krizë, jo duke e zgjidhur, por duke e fshehur dhe duke na futur në borxhe pa na marrë leje. Nën moton e tij “pas meje, qameti”, ai është duke na marrë zvarrë drejt greminës.

*Qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë personale dhe nuk prezantojnë domosdoshmërisht vijën editoriale të NOA

KOMENTE