English

Grabitje nën kërcënim jete një tregtari serb në Gjilan

Gjilan, 2 korrik 2011 NOA – Grabitje e dhunshme dhe nën kërcënim për jetën është bërë nga disa keqbërës në Gjilan duke plaçkitur një market dhe marrë që aty para dhe produkte në shitje.

Bashkëpunëtori i agjencisë NOA raporton se ngjarja ka ndodhur në orën 02.30 të mëngjesit të sotëm në fshatin Budrikë e Ulët në Gjilan dhe viktimë e grabitjes ka mbetur një shtetas serb banor i zonës.

Tregtari serb ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda marketit të tij ushqimor dhe nga aty kanë vjedhur mallra te ndryshme ne vlerë 140 euro, para te gatshme 30 euro si dhe 20 000 dinarë.

Policia tha se ka nisur kërkimet por deri tani nuk raportohet për të arrestuar. Dyshimet më të forta janë që autorët të kenë qenë shtetas serbë.

a.b/NOA

KOMENTE