English

Lippi: Shumë shpejt do të rikthehem në pankinë

Itali, 2 Korrik NOA - “Në vjeshtë do të rikthehem sërish në ndonjë pankinë. Nuk do të qëndroj një tjetër sezon pa lëvizur, por nuk do të drejtoj Italinë, kam nevojë për një eksperiencë të jashtme, në ndonjë klub por dhe një përfaqësuese”.

Kanë qenë këto fjalët e ish-teknikut të Juventusit dhe përfaqësueses Italiane Marcello Lippi, i cili ka pohuar rikthimin e tij pas një periudhe pushimi si rrjedhojë e paraqitjes jo të mirë në Botërorin e fundit.

“Pas eksperiencës së Afrikës së Jugut kam dashur vetë të qëndroja pa drejtuar asnjë klub – theksoi Lippi – por tani kam dëshirë të rikthehem në fushë për të trajnuar ndonjë skuadër.

r.b/NOA

KOMENTE