Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lituania mbështet integrimin e Shqipërisë në BE
English

Lituania mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Vilnius, 2 korrik 2011, NOA – Gjatë qëndrimit të saj në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u takua me homologen e saj lituaneze, Irena Dagutien.

Zonja Dagutien gjatë bashkëbisedimit me kryeparlamentaren Topalli bëri me dije se Lituania mbështet aspiratën integruese të Shqipërisë në BE.

Gjatë takimit merrte pjesë edhe nënkryetari i parlamentit të Lituanisë Ceslovas Jursenas.

Dy kryeparlamentaret respektive ndanë mendimin për të intensifikuar bashkëpunimin në nivel grupesh miqësie dhe komisionesh parlamentare.

Në këtë pikë nënkryetari i parlamentit lituanez Jursenas i tha kryeparlamentares shqiptare se “Lituania mbështet aspiratën tuaj për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian në të gjitha mënyrat e mundshme dhe, për gjithçka do t’ju nevojitet mbështetja jonë. Mund të ndajmë me ju përvojën tonë në rrugëtimin tonë drejt BE”, vijoi Jursenas.

Kryetarja Jozefina Topalli nënvizoi se “Shqipëria vlerëson shumë mbështetjen dhe avokatinë e çdo vendi mik në përpjekjet e saj për integrim”.

Gjithashtu Kryetarja e Kuvendit zhvilloi një takim edhe me Presidenten e Parlamentit të Letonisë Solvita Albotina.

Të dy kryeparlamentaret u ndalën në mundësitë e bashkëpunimit midis dy institucioneve homologe.

Zonja Albotina e priti me kënaqësi ftesën për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Kryetarja Jozefina Topalli u takua dhe bisedoi edhe me shumë kolegë të tjerë si, me kryeparlamnetaren bullgare, Tsetska Tsacheva, kryetarin e Parlamentit të Indonezisë Marzuki Alie, me ministren e Sipërmarrjes dhe Energjitikës, Maud Olofsson, si dhe mjaft personalitete të politikës dhe shoqërisë civile.

mit/NOA

KOMENTE