Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lufta mes socialistëve dhe anarkistëve në PS
English

Lufta mes socialistëve dhe anarkistëve në PS

Që prej zgjedhjeve të vitit 2009, PS-ja ka dalë hapur nga kornizat e luftës institucionale politike. Ajo është shndërruar në një repart që funksionon pak a shumë në frymën e grupeve anarkiste. I vetmi ndryshim është se, nëse aksionet e grupeve anarkiste arrinin t’i fusnin frikën si kundërshtarëve politikë ashtu edhe pjesëtarëve të kampit, aksionet e Edi Ramës kanë arritur më së shumti të pengojnë funksionimin e brendshëm të PS-së dhe t’u mbyllin gojën kundërshtarëve brenda partisë

Nga Mark Marku

Arben Malaj, ish-ministër i Ekonomisë dhe një prej figurave më të rëndësishme të Partisë Socialiste të Shqipërisë, ka deklaruar dje hapjen e një debati politik për demokratizimin e Partisë Socialiste. Pak a shumë në të njëjtën linjë ka qenë edhe Erion Braçe, i cili këto ditë i ka shfaqur hapur rezervat e tij për mënyrën sesi po funksionon opozita shqiptare. Kastriot Islami dhe Andis Harasani një gjë të tillë e bëjnë prej disa muajsh, dhe madje kanë ndërmarrë veprime konkrete në kundërshtim me qëndrimin bojkotues të pjesës tjetër të grupit ndaj Parlamentit. Po t’u shtojmë këtyre dhe kritikat e Fatos Nanos, liderit historik të Partisë Socialiste, apo qëndrimin mospajtues të ish-presidentit Meidani, krijohet një panoramë më e plotë e shqetësimit që disa prej figurave historike të Partisë Socialiste kanë për mënyrën e funksionimit të PS-së, sidomos pas zgjedhjeve të 2009-ës.

Pavarësisht nga nuancat, qëndrim i tyre në thelb është i njëjtë. Të gjithë shprehen të shqetësuar për mënyrën jopolitike të funksionimit të partisë më të madhe të opozitës. Opinioni publik ka parë në këto dy vjet sesi Partia Socialiste ka degraduar nga një parti parlamentare në një parti anarkiste, që nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve, që nuk merr pjesë në Parlament, që, edhe kur merr pjesë, synon defunksionalizimin e tij, që organizon greva urie paradoksale, që organizon sulme të armatosura kundër institucioneve legjitime të vendit, që organizon protesta që synojnë paralizimin e jetës së vendit, shkurt një parti që ka synuar të çojë në një përmbysje me dhunë të kundërshtarit.

Edhe në vitin 1997 Partia Socialiste ka qenë më e kamufluar në përpjekjet e saj për marrjen me dhunë të pushtetit. Më 1997-ën, për shembull, sulmin ndaj institucioneve apo reparteve ushtarake, formalisht, nuk e organizonte Partia Socialiste, ashtu sikurse në krye të protestave të dhunshme ishte formalisht i ashtuquajturi Forum për Demokraci dhe më vonë të ashtuquajturat Komitete të Shpëtimit Kombëtar. Edhe pse dihej nga të gjithë se organizatorja e vërtetë e atyre ngjarjeve të dhunshme ishte PS-ja, kjo parti e ruajti njëfarë aparence politike, duke nxjerrë në plan të parë struktura të manipuluara dhe të krijuara enkas për të mos e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë këtë parti në një përmbysje të dhunshme të pushtetit.

Që prej zgjedhjeve të vitit 2009, PS-ja ka dalë hapur nga kornizat e luftës institucionale politike. Ajo është shndërruar në një repart që funksionon pak a shumë në frymën e grupeve anarkiste. I vetmi ndryshim është se, nëse aksionet e grupeve anarkiste arrinin t’i fusnin frikën si kundërshtarëve politikë ashtu edhe pjesëtarëve të kampit, aksionet e Edi Ramës kanë arritur më së shumti të pengojnë funksionimin e brendshëm të PS-së dhe t’u mbyllin gojën kundërshtarëve brenda partisë.

Të vënë në vështirësi për shkak të situatës bipolare politike, figurat më të rëndësishme të kësaj partie janë tërhequr në mënyrë pragmatike, duke e lënë liderin e tyre ta drejtojë partinë sipas impulseve të veta anarkiste. Kundërshtimin e tyre e ka bërë të pamundur edhe fakti që mënyra e re e të bërit opozitë, e zgjedhur nga Rama pas 2009-ës, nuk ishte testuar ende në elektorat. Edhe pse kjo rrugë kishte dështuar në provën e forcës së 21 Janarit, kishte ende një shans për të rezultuar fituese në provën e zgjedhjeve. Zgjedhjet e 8 Majit e ndëshkuan anarkizmin e Ramës: e nxorën jashtë garës politike vetë Ramën në Tiranë e njëherësh e ndëshkuan politikisht Ramën në shkallë në vendi.

Është logjike që kundërshtarët e kësaj rruge tani të ngrenë krye. T’i kërkojnë llogari liderit të tyre anarkist për rrugën e zgjedhur. Të kërkojnë që alternativa e tyre nga anarkiste të kthehet në origjinën e vet: të bëhet sërish socialiste. Kjo është pra beteja e shpallur nga Islami, Malaj, Harasani, Meidani, Nano, Brace. Është beteja e socialistëve kundër anarkistëve.

KOMENTE