Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidentja Jahjaga takon Kathrin Ashton
English

Presidentja Jahjaga takon Kathrin Ashton

Vilinus, 2 korrik 2011, NOA- Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga gjatë ditës së djeshme është takuar me Përfaqësuesen e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kathrin Ashton, me të cilën diskutoi për një varg çështjesh me rëndësi.

Në këtë takimin ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.

Në vijim Jahjaga takoi gjithashtu kryetaren e Kuvendit të Letonisë, Salvita Aboltina. Në një bisedë të gjatë dhe miqësore, Presidentja Jahjaga dhe kryetarja Aboltina diskutuan për bashkëpunimin mes të dy vendeve tona dhe për intensifikimin dhe zgjerimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen

Gjithashtu, Presidentja Jahjaga, në valën e konferencës, u takua me presidentin e Mongolisë, Elbegdorj Tsakhia, me të cilin gjithashtu diskutoi për një varg temash me interes.

Gjithë këto takime të Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, u zhvilluan pasi ajo po merr pjesë në konferencën “Gratë përforcojnë demokracinë: praktikat më të mira”, në Vilnius të Lituanisë.

a.y/NOA

KOMENTE