English

BE aprovon ndihmën urgjente për Greqinë

Bruksel, 3 korrik, NOA - Ministrat e eurozonës hapën rrugën për Greqinë që të marrë fondet urgjente për të shmangur falimentimin, por tërhoqën vërejtjen se do të duhen javë pr të për të mbyllur pakon e re të shpëtimit. Geqia pritet t’i marrë 12 miliardë euro nga BE dhe FMN më 15 korrik, pasi që ministrat miratuan këstin e pestë të kredise prej 160 milionë dollarësh.

FMN-ja pritet që të hapë rrugë për pjesën e saj të këstit prej 3.3 miliardë eurosh në javën e ardhshme. Eurozona ia jep Greqisë 8.7 miliardë euro. Ministrat e financave pas takimit përmes një deklarate kanë thënë se do të përcaktojnë javën e ardhshme detajet e pakos së dytë të shpëtimit për Greqinë, përfshirë pjesëmarrjen në sektorin privat.

NOA/RFE

KOMENTE