Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Klinton: Geddafi të largohet, interesat e popullit më madhore se të tijat
English

Klinton: Geddafi të largohet, interesat e popullit më madhore se të tijat

E diel, 3 korrik 2011, NOA- Hillari Klinton, Sekretarja Amerikane e Shtetit deklaroi se lideri libian Muamar Geddaf duhet të tërhiqet.

Një një konferencë për mediat Klinton iu përgjigj kërcënimeve të Geddafit ndaj Europës duke thënë: “Në vend që të bëjë kërcënime, Geddafi duhet të verë mirëqenien dhe interesat e popullit të tij para të vetave dhe të largohet nga pushteti që të mundësojë një tranzicion demokratik që përmbush aspiratat e popullit libian”.

Siç raporton Zëri i Amerikës, Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillari Klinton iu përgjigj Geddafit në një konferencë shtypi në Spanjë, ku ndodhej në kuadër të turneut të fundit evropian.

Më tej ajo shtoi se, misioni i udhëhequr nga NATO po ecën si duhet, presioni mbi Geddafin po shtohet dhe kryengritësit po marrin fuqi, duke shprehur bindjen se duhet çuar deri në fund misioni i nisur dhe se të gjithë janë në një mendje për këtë.

një reagim të dy ditëve më parë udhëheqësi libian Muamar Geddafi u tha përkrahësve të tij në një tubim në Tripoli se shtëpitë, zyrat dhe familjet në Evropë do të bëhen objektiva të përligjshme për ushtrinë e tij, nëse sulmet e NATO-s vazhdojnë.

a.y/NOA

KOMENTE