Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lorik Cana nënshkruan sot transferimin te Lacio
English

Lorik Cana nënshkruan sot transferimin te Lacio

E diel, 3 korrik 2011, NOA- Lorik Cana mesfushori i kombëtares shqiptare pritet të nënshkruaj pak orë më pas kontratën e tij ku pritet të luaj për 5 vjet me ekipin italian të futbollit, Lacio.

Nga Gallatasarai, Cana tashmë do të transferohet në Itali pas arritjes së marrëveshjes mes dy ekipeve, ku futbollisti shqiptar do të luaj për Lacion dhe futbollisti Fernando Muslera do jepet në këmbim te Gallatasarai.

Lajmi për transferimin e Canës u bë i njohur vetëm në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nga faqja zyrtare e ekipit të Lacios, e cila njoftonte për marrëveshjen e re të arritur.

Prej kohësh Cana kishte shprehur dëshirën e tij për të veshur fanellën e Lacios kjo e ndikuar edhe nga simpatia që tifozat e Lacios shfaqën karshi tij, duke e vlerësuar si anti-Totti.

Mësohet se krahas Canës klubi i financuar nga Claudio Lotito do të përfitojë dhe tre milion euro plus.

a.y/NOA

KOMENTE