English

Maria Shrajver: Dua të ndahem nga Arnold Shvarceneger

Marija Shrajver ka paraqitur kërkesë për shkurorëzim nga Arnold Shvarcenegeri, në Gjykatën Supreme në Los Anxhelos.

Ish gazetarja televizive dhe bijë e familjes Kenedi, në kërkesën për shkurorëzim, ka theksuar dallimet e papajtueshme. Ajo nuk ka e ka paraqitur datën se kur çifti ishte ndarë.

Kjo kërkesë u bë gjashtë javë pasi ylli i filmit dhe ish guvernator i Kalifornisë, Arnold Shvarceneger, pranoi se e ka një fëmijë jashtëmartesor me një anëtare të stafit të tij shtëpiak.

Në kërkesën për shkurorëzim, Marija Shrajver synon kujdestari të përbashkët për dy djemtë e tyre, të moshës 13 dhe 17 vjeç, raporton RFE.

Adam Mendelson, zëdhënësi i Shvracenegerit, ka refuzuar të bëjë komente për median lidhur me kërkesën për divorc të gruas së aktorit të njohur të filmave action.

KOMENTE