English

Nuse shqiptare për beqarë të vjetër maqedonas

E diel, 3 korrik 2011, NOA- Një nuse në bazë të fjalëve të shkuesve të tyre ka kushtuar deri në 2000 euro, kurse paratë janë dedikuar për honorar, benzinë, dhe shpërblim për shkuesit dhe prindërit e nuses, në kohën kur ata i kanë vërtetuar terminët për martesë.

Në shumicën e fshatrave të Pellagonisë të banuara me maqedonas po vazhdon realizimi martesave mes beqarëve të vjetër maqedonas dhe nuseve shqiptare nga Shqipëria, martesat të cilat kanë penguar zhvendosjen e shumë banorëve të kësaj ane të cilët morën një hov për tu shpërngulur.

Të shumta janë vajzat që vinë nga Mirdita, Shkodra, dhe nga vendet të tjera nga veriu i Shqipërisë. Ka dhe nga Kruja dhe nga Shqipëria e mesme si dhe nga Jugu i Shqipërisë.

Nuk ka fshat në Pellagoni duke u nisur nga fshati më veriperëndimorë i Manastirit e deri në fshatrat malore të Velesit që të paktën mos ketë të martuar 2 nuse nga Shqipëria, kështu që numri i tyre sillet nga 300 deri në 500 vajza që janë martuar për “beqarë të vjetër” maqedonas të këtyre zonave.

Një nuse në bazë të fjalëve të shkuesve të tyre ka kushtuar deri në 2000 euro, kurse paratë janë dedikuar për honorar, benzinë, dhe shpërblim për shkuesit dhe prindërit e nuses, në kohën kur ata i kanë vërtetuar terminët për martesë.

Dyzetë e tetë vjeçari, Najdo Milçevski nga Prespa e Vogël, Shqipëri, ka një profesion të pazakonshëm. Ai koordinon martesat mes shqiptarëve nga Shqipëria dhe beqarëve të vjetër maqedonas.

Siç edhe vet është deklaruar, ai deri më tani ka martuar rreth 200 vajza nga Shqipëria, shumicën e tyre për beqarë të vjetër maqedonas nga Manastiri, por edhe vendeve tjera në Maqedoni.

“Isha argat i thjeshtë. Kurse kohën e fundit punojë si shkues. Beqarët nga Maqedonia kërkojnë nuse, dhe unë atyre ua sjellë nga Shqipëria. Puna e re më është sikur një këngë”, me entuziazëm tregon Najdo për punën e tij.

Në rrethet në të cilat martohen nuset shumë shpejtë e mësojnë gjuhën maqedonase, kurse pjesa më e madhe e tyre janë Maqedonase, të cilat nuk kanë pasur problem me gjuhën.

Edhe pse në fshatra kanë punuar kryesisht punë të rënda në fushë ato janë të kënaqura dhe të lumtura.

Beqarët e vjetër maqedonas tanimë vetëm kanë krijuar familje dhe asnjëri prej tyre nuk ka menduar ta lëshoj vendin për të shkuar në perëndim ose në ndonjë nga qytetet e Maqedonisë.

“Të jetë shëndosh e gjallë ai që është kujtuar të bëhet shkues mes beqarëve të vjetër maqedonas dhe nuseve shqiptare. Falë atyre ne më nuk brengosemi për atë se si do të jetë ardhmëria jonë. Planifikojmë në vjeshtë të organizojmë takim të përbashkët në Hotel “Lipa” dhe më mirë të njoftohemi të gjithë të martuarit dhe nuset”, ka deklaruar një nga beqarët e vjetër i cili deshi të mbes anonim.

Ky trend akoma po vazhdon dhe dita ditës po paraqiten raste të reja për përkthimin e dokumentacionit zyrtar për vendosjen e kurorëzimeve kështu që askush nuk mund të potencojë me garanci se sa vajza nga Shqipëria janë martuar për sllavo-maqedonas në këtë regjion.

Të mos flasim për regjionin e Prespës me ato fshatra, dhe në Maqedoninë Lindore që ekzistojnë të dhëna se ka vajza të martuara deri në Strumicë.

Shpesh herë ka ndodhur që të takohemi me njerëz – familjarë të këtyre vajzave dhe të bisedojmë për këtë fenomen se si ata lejojnë që të martoheshin vajzat e tyre me Maqedonas kur nuk i bashkon as gjuha, as gjaku, as kombi, as tradita.

Përgjigjja vjen ngandonjëherë se i lejon feja, por dhe kjo është e pa arsyeshme sepse ato vajza që vinë nga Veriu i Shqipërisë janë me përkatësi fetare të shumtat të krishtere katolike, dhe nuk kanë as aty gjë të përbashkët me sllavët ortodoks sa i përket fesë. Ka edhe të Myslimane që janë martuar për maqedonas, kurse numri i vajzave me besim Ortodoks është më i vogël. Por disa e theksojnë shkakun e të mirave materiale.

Më ka ndodhur vetë mua që të marr një përgjigjeje marramendëse nga familjarët e një vajze që ishte martuar për një sllav, kurse kishte prapavijë myslimane, të më thotë i vëllai i vajzës se: “Punë e madhe, çka ka lidhje se është Maqedonas. Kryesorja motra dhe bija jonë të jetojë mirë se njerëzit janë të pasur”.

Por realiteti nuk është kështu, se këta njerëz nuk janë me aq pasuri markante sa që mendojnë familjarët e vajzave nga Shqipëria, se po të ishte kështu, ata nuk do prisnin deri në moshën 40 a 50 vjeçe të martoheshin.

Që ti rrekem këtij reportazhi, më shtyu deklarata e një personi nga Tirana i cili mu prezantua si pronarë i një Agjencie Turistike me emrin « Pollogu -Turist », me autobusin e së cilës Agjenci udhëtoja nga Tirana për në Strugë. Dhe personi bile me krenari më deklaroi se ai ka sjell të gjitha vajzat që janë martuar në Pellagoni për sllavo-maqedonasit, se të gjitha ata kanë kaluar nëpër këtë Agjenci për në Maqedoni.

Pa pikën e turpit dhe ndërgjegjes shoku i cili thoshte se është pronarë i Agjencisë së lartpërmendur bile dhe po mburreshe për këtë gjë marramendëse dhe trishtuese për ne Shqiptarët.

Kur jemi tek martesat, ata në fillim u plotësojnë çdo dëshirë, dhe këto vajzat që vinë nga Shqipëria tregohen si nikoqire të mira. Por më vonë dalin problemet me gjuhën, me traditat, etj.

Aty dalin më vonë dhe telashet, kështu që disa raste kanë mbaruar me divorce.

Probleme me emrat e fëmijëve kur lindin, dhe mënyrën e pagëzimit të tyre. Vajzat shumë shpejt mësojnë gjuhën maqedonase dhe adaptohen në këtë ambient të jetesës sllave, por mbesin të zhgënjyera se ato do punësohen në punë shteti siç u kanë thënë kur është bërë tregtia, se nuk ka vajzë që ka ardhur nga Shqipëria, a që nuk ka kryer të paktën shkollën e mesme.

Ky është realiteti i hidhur për fat të keq. Vallë mund të parandalohet ky fenomen, është punë e mundimshme kjo se, në lojë janë dhe pjesëtar të nëntokës, përfitues nga të dyja anët e kufirit. Është një sistem zinxhirror që s’ka fund dhe ky zinxhir duhet këputur. Ka vende ku shitja është më e leverdishme edhe deri më 2000 e 3000 euro. Biznes me famë. As përgjegjësi para ligjit as para askujt. Ja se deri ku e solli Shqiptari punën ta shes motrën a bijën, turp më të madh a ka.

(INA)/NOA

KOMENTE