Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sulmet e Gedafit në Europë, Klinton: Të largohet
English

Sulmet e Gedafit në Europë, Klinton: Të largohet

Spanjë, 3 korrik, NOA - Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton nuk u kushtoi rëndësi kërcënimeve të udhëheqësit libian Moamar Gadafi se do të sulmonte civilët në Evropë, nëse NATO nuk ndalte goditjet ajrore ndaj Tripolit.

Udhëheqësi libian Moamar Gadafi u tha përkrahësve në një tubim në Tripoli se “shtëpitë, zyrat dhe familjet” në Evropë do të bëhen objektiva të përligjshme për ushtrinë e tij, nëse sulmet e NATO-s vazhdojnë.

Seketarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton u përgjigj në një konferencë shtypi në Spanjë, ku ndodhej në kuadër të turneut të fundit evropian: "Në vend që të bëjë kërcënime, Gadafi duhet të vërë mirëqenien dhe interesat e popullit të tij para të vetave dhe të largohet nga pushteti që të mundësojë një tranzicion demokratik që përmbush aspiratat e popullit libian”. Kërcënimet e Gadafit kundër Evropës u transmetuan dje para një turme pro-qeveritare në sheshin qendror të Tripolit. Megjithëse regjimi i tij ka mbështetur grupe militante në të kaluarën, udhëheqësi libian njihet edhe për deklaratat e tij absurde në të kaluarën. Por zyrtarët evropianë të sigurimit thonë se po i marrin seriozisht kërcënimet. Mesazhi sfidues i Gadafit pason nxjerrjen para pak ditësh të urdhër-arresteve për të dhe një ndër djemtë e tij nga Gjykata Ndërkombëtare Penale. Në këto urdhër-arreste Gadafi akuzohet se ka orkestruar vrasjen e civilëve gjatë protestave anti-qevritare në Libi. NATO filloi goditjet e saj ajrore për të mbrojtur civilë libianë nga fushata e autoriteteve dhe ushtria e vendit. Sekretarja Klinton thotë se përpjekjet e aleancës po japin rezultat:

"Misioni i udhëhequr nga NATO po ecën si duhet, presioni mbi Gadafin po shtohet dhe kryengritësit po marrin fuqi. Ne duhet ta çojmë këtë deri në fund dhe jemi plotësisht të një mendjeje se do ta bëjmë një gjë të tillë”.

Klinton, ndërkaq kritikoi Kinën që kishte lejuar një vizitë kohët e fundit nga Presidenti i Sudanit Omar al-Bashir, megjithëse ndaj tij janë ngritur akuza në Gjykatën Ndërkombëtare.

NOA/VOA

KOMENTE
  • Cane Bossi08:49 - 03 Korrik 2011
    amerika po ngatron te gjith boten