Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tahiri: Nga 1 nëntori nis zbatimi i tri marrëveshjeve Kosovë-Serbi
English

Tahiri: Nga 1 nëntori nis zbatimi i tri marrëveshjeve Kosovë-Serbi

Prishtinë, 3 korrik 2011, NOA – E sapokthyer në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, udhëheqësja e delegacionit të Kosovës në bisedimet teknike Kosovë-Serbi, njëherësh zëvendëskryeministrja Edita Tahiri deklaroi se tri marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë mbrëmë në Bruksel, do të nisin të zbatohen nga 1 nëntori 2011.

Duke folur për gazetarët në një konferencë për shtyp, zonja Tahiri bëri me dije se “nga 1 nëntori do të zbatohet ligji në të gjithë territorin e Kosovës dhe do të eliminohen strukturat paralele. Dhe qytetarët do të lëvizin lirshëm brenda territoreve të të dy shteteve”, theksoi zëvendëskryeministrja e Kosovës.

Dy delegacionet serbe e kosovare nënshkruan mbrëmë në Bruksel marrëveshjet për lëvizjen e lirë, regjistrat civilë dhe diplomat.

mit/NOA

KOMENTE