Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ashton – Thaçi: Kosova të respektojë marrëveshjet me BE
English

Ashton – Thaçi: Kosova të respektojë marrëveshjet me BE

Bruksel, 4 korrik 2011 NOA- Shefja e Diplomacisë Evropiane Kethrin Ashton në një konferencë për shtyp të përbashkët me kryeministrin Thaçi ka përshëndetur marrëveshjet e arritura të shtunën mes ekipit kosovar dhe atij serb, në raundin e pestë të dialogut Prishtinë-Beograd që u mbajt në Bruksel.

“Qëllimi i këtij dialogu është që të dyja palët të jenë më afër BE-së të përmirësojnë koordinimin dhe jetën e qytetarëve të thjeshtë. Kjo është ajo që ne synojmë, prandaj pres zbatimin e shpejtë dhe shpresoj se dialogu do të rezultojë tutje me çështjet tjera, siç janë transporti dhe energjia”, tha Eshton. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova do të vazhdojë të jetë konstruktive në dialog.

Ashton ka inkurajuar kryeministrin Thaçi që të shfrytëzojë kontributin e EULEX-it në komponentin e Policisë e të drejtësisë.

“Dua të them se të gjitha këto marrëveshje lidhur me lirinë e lëvizjes janë të dobishme për të dyja palët dhe nuk kanë nevojë që të heqin dorë nga asgjë, përkundrazi janë të dyja palët që kanë përfituar shumë. Ne duam që Kosovën ta shohim sa më afër Evropës dhe mund të them se rezultatet janë inkurajuese”, ka shtuar Ashton.

Ndërkaq, kryeministri Thaçi ka thënë se Kosova do të vazhdojë të jetë konstruktive në dialog.

“Kosova po kalon në një fazë të thellë të reformave demokratike me perspektivë evropiane, reforma këto gjithëpërfshirëse edhe në legjislacion, ekonomi, por edhe në politikë dhe krijimin e një realiteti demokratik dhe multietnik. Dialogu është themeli mbi të cilin është ndërtuar edhe Bashkimi Evropian. Mbi këtë parim ne jemi duke punuar me të gjitha vendet fqinje, me Maqedoninë, Shqipërinë, Malin e Zi, por edhe me Serbinë”, theksoi Kryeministri Thaçi.

a.q/NOA

KOMENTE