English

Keqtrajtimi i punëtorëve, Sting anulon koncertin

Kazakistan, 4 korrik, NOA - Këngëtari britanik Sting ka anuluar një koncert në Astana të Kazakistanit, pasi Amnesty International e informoi për, atë që e përshkruajti si aksion shtypës ndaj punëtorëve të naftës atje.

Punëtorët në UzenMunaiGas hynë në grevë në muajin maj, duke thënë se pagat e tyre ishin ndërprerë. Javën e kaluar, një zëdhënës i UzenMunaiGas tha se rreth 250 të punësuar janë larguar nga puna për shkak se kishin shkelur kontratat.

Sting, që qe kritikuar për performancën në Uzbekistan, e ka përshkruar trajtimin e punëtorëve kazakë, si të “papranueshëm”.

NOA/RFE

KOMENTE