English

Të heqësh dorë nga duhani nëpërmjet sms-ve

Angli, 4 Korrik NOA - Për të qenë të lumtur mjafton të lëmë duhanin. Por që t’ia dalim mbanë duhet theksuar se është tepër e vështirë dhe e lodhshme. Nëse terapia farmaceutike tashmë është e njohur për të gjithë, ajo duhet të përkrahet dhe nga terapia psikologjike për të dhënë një efikasitet sa më të madh si për simptomat fizike të nikotinës ashtu dhe për ato psikologjike të cigares.

Në këtë mënyrë disa studiues anglezë kanë zbuluar një mënyrë të re për të shfrytëzuar potencialitetin e telefonave celularë: probabiliteti i lënies së cigares dyfishohet me përdorimin e sms-ve motivuese dhe mbështetëse.

Falë programit “Txt2stop”, që e përkthyer do të thotë “sms për të hequr dorë”, shkencëtarët anglezë kanë ndihmuar ish-duhanpirës, duke i dërguar mesazhe automatikisht të cilat në përmbajtje kanë mbështetjen ndaj këtyre personave.

Studimi, i publikuar nga The Lancet nga kërkimtarët e London School of Hygiene & Tropical Medicine në Londër, ka përfshirë 2915 duhanpirës, që kanë marrë për 5 javë 5 sms mbështetëse në ditë dhe nga tre gjatë 26 javëve të ardhshme.

Analizat kanë provuar se duhanpirësit që kanë hequr dorë nga cigarja falë mesazheve është në 6 muaj rreth dyfishi personave që janë munduar për ta lënë duhanin me mënyrat tradicionale.

r.b/NOA

KOMENTE