Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Yndyrnat, “fabrikues” të drogës në stomak
English

Yndyrnat, “fabrikues” të drogës në stomak

Romë, 4 korrik 2011 NOA- Është një eksperiencë, të cilën e kemi kalur të gjithë:

Një patatinë tërheq tjetrën, sikur të ishin qershi.

Por, sikundër të gjitha gjërat e tjera të shpifura plot yndyrë që nuk arrihet dot të hiqet dorë, ne vazhdojmë të hamë derisa të mbarojë e gjithë pjata. Studimet po tregojnë se, nëse në fillim bëhej fjalë vetëm për shije, tanimë duket sikur patatet e skuqura, ose të tjera si këto shkaktojnë një reaksion kimik, që sjell varësinë ndaj këtyre ushqimeve, njësoj si droga.

Është provuar se yndyrnat, që përmbajnë këto ushqime e ngacmojnë stomakun tuaj që të prodhojë “drogë natyrale”, njësoj si mariuana, çka shtyn të vazhdosh pafundësisht.

Sipas studiuesve të Akademisë Kombëtare të Shkencave, edhe ushqimi në trup përdor të njëjtat mënyra si droga për të na bërë të biem në kurthin e humbjes së kontrollit.

Kërkimet janë bërë tek minjtë, ku u vërtetua se, pas përtypjes së ushqimeve të yndyrshme, në stomak aktivizohet një lëndë e ngjashme me drogat natyrale, e cila ngacmon muret e stomakut, duke bërë që të mos lodhemi duke ngrënë.

Fatmirësisht, një mekanizëm i tillë nuk aktivizohet pas konsumimit të ushqimeve me proteina.

a.q/NOA

KOMENTE