English

Indi, gafa e ministrit të shëndetëisë: Homoseksualiteti është sëmundje

Nju Dehli, 5 korrik 2011- Ka shkaktuar stuhi në Indi, deklarata e ministrit të shëndetësisë. Ai e ka cilësuar homoseksualitetin, si një sëmundje, e cila e bën edhe më të vështirë luftër kundër Sidës. Sipas mediave indiane, gjatë fjalimit në një konferencë parlamentare me temë Sidën, ministri Ghulam Nabi Azad ka deklaruar se “Sëmundja e çifteve homoseksuale nuk është natyrale dhe nuk është një element pozitiv në Indi, sa i takon parandalimit të infektimit me virusin vdekjeprurës.”

Ministri ka adresuar kritika të forta ndaj komunitetit gey.

a.q/NOA

KOMENTE