English

Juventus sulmi i fundit për Agueron

Torino, 5 Korrik NOA - Ashtu si në Bursë dhe në futboll titujt dhe kuotimet tejkalojnë çdo shifër të imagjinueshme dhe bien si rrjedhojë e episodeve, thashethemeve dhe përshkrimeve.

Titulli futbollistik më i kuotuar gjatë kësaj vere është padyshim ai që ofron Kupa e Amerikës dhe bëhet fjalë pikërisht për një lojtar: “Kun” Aguero.

Sulmuesi argjentinas është prej kohësh dëshira kryesore e merkatos juventine dhe tashmë duhet thënë se një tratative të tejzgjatur po i vjen dhe mbarimi.

Ndërmjet ditës së martë dhe të mërkurë drejtori i përgjithshëm i Juvetnusit, Marotta, do të jetë në Madrid pikërisht për të vënë pikat mbi i.

Duke parë performancën e Agueros në këtë fillim të Kupës së Amerikës, duhet theksuar se drejtuesit Juventinë do ta kenë tepër të vështirë për ta sjellë sulmuesin në Torino me një ofertë më të ulët se 40 milionë euro, kjo duke parë dhe konkurrencën e fortë të Real Madrid, Chelsea dhe Manchester City.

r.b/NOA

KOMENTE