Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Klientët Vodafone Club përfitojnë 1000 njësi kohe komunikimi për 1000 Lekë
English

Klientët Vodafone Club përfitojnë 1000 njësi kohe komunikimi për 1000 Lekë

E martë, 5 korrik 2011, NOA- Klientët Vodafone Club përfitojnë 1000 njësi kohe komunikimi për 1000 Lekë, 1 njësi = 1 thirrje prej 1 minute ose 1 SMS/MMS brenda Vodafone Club, ose 1MB internet.

Anëtarët e komunitetit Nr.1 të telefonisë celulare Vodafone Club kanë dhe një arsye më tepër për të shijuar plotësisht këtë verë. Tashmë Vodafone ka prezantuar ofertën e Paketës së Komunikimit Mix 1000 e cila e bën komunikimin me telefonata, mesazhe dhe internet jo vetëm shumë të leverdishëm, por edhe shumë të thjeshtë.

Anëtarët e Vodafone Club tashmë duke telefonuar në 131 mund të blejnë paketën e komunikimit Mix 1000 e cila përmban 1000 kohe komunikimi, për vetëm 1,000 lekë (me TVSH). Çdo minutë telefonate dhe çdo SMS/MMS brenda grupit Vodafone Club dhe çdo MB për përdorim interneti është i barabartë me një njësi komunikimi që kushton vetëm 1 leke (me TVSH). Në këtë mënyrë klientët e Vodafone Club mund ta shpenzojnë paketën e komunikimit si të dëshirojnë pa u shqetësuar për kostot dhe në të njëjtën kohë mund të jenë të informuar për balancën e njësive të ngelura.

Kjo paketë komunikimi është e vlefshme për një muaj nga data e aktivizimit por klientët mund të blejnë deri në dy paketa të tilla brenda 30 ditëve. Veç kësaj klientët mund ta kombinojnë paketën e komunikimit Mix me çfarëdolloj paketë tjetër minutash kombëtare apo ndërkombëtare apo paketave me SMS/MMS dhe të Internetit.

Vini re se për këtë ofertë aplikohen kushte dhe afate. Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni me Shërbimin e Kujdesit për Klientin në numrin 140.

Koha e komunikimit mund të përdoren vetëm për komunikim brenda grupit Vodafone Club dhe për Internet.

a.y/NOA

KOMENTE